Publikuar me datën: Wed, Feb 23rd, 2011

Zotimet e presidentit në ditën e inaugurimit

Prishtinë, 23 shkurt – Pas shpalljes së rezultatit të votimit problematik për presidentin e vendit, dje, në Kuvendin e Kosovës, sipas të cilit ai me 62 vota të koalicionit qeverisës u inaugurua në këtë post, Behgjet Pacolli pasi bëri betimin mbajti një fjalë, të cilën po e japim në tërësi.
“Sot është një ditë e madhe,
për mua fillon sfida e radhës me plot përgjegjësi.
Ju të dashur deputetë, më zgjodhët mua për të vazhduar rrugën për përkryerjen e vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, për të plotësuar amanetin e heronjve tanë, komandatit historik Adem Jasharit dhe gjithë të tjerëve që ranë për shtetin e pavarur të Kosovës.
Falenderoj presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiun dhe ushtruesin e ketij posti z. Jakup Krasniqin, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë detyrë.
Të dashur qytetarë,
Sot ndihem i përulur para jush dhe ndjej se nuk më mjaftojnë fjalët që të përshkruaj këtë moment.
Nuk ekziston ndjenjë më e mirë se të fitosh besimin e përfaqësuesve të popullit, që t’i shërbesh popullit dhe vendit tënd.
Une jam i emocionuar, por nga ana tjetër shumë i përgatitur që këtë besim që mu dha sot, ta arsyetoj me dinjitet dhe përgjegjësi me gjithë energjinë, dijen dhe qenien time.
Jam krenar që jam një nga ju. I lindur dhe i rritur në mjediset e një familje tipike të Kosovës, domosdoshmëria me shtyu të ballafaqohem me sfidat e jetës së civilizuar të Perëndimit, jetë kjo jo e lehtë për një kosovar të thjeshtë. Gjatë rrugëtimit tim, shpeshherë jam rrëzuar, por gjithmonë jam ngritur dhe kam vazhduar ende më i fortë.
Ky rrugëtim më solli edhe suksese me të cilat unë krenohem pasi ato I kam arritur me PUNË. Ato suksese janë sukseset e mia dhe bashkëpunëtorëve e farefisit tim. Këto sfida dhe suksese të arritura në Perëndim duhej të plotësoheshin me arritjet e vendit tim.
Unë u ktheva në Kosovë dhe e kuptova se këtu e kam vendin, në mesin e njerëzve të mi. Këtu zemra ime rreh ndryshe. Këtu i gezohem tokës dhe diellit, më gëzon çdo gjë këtu dhe më fascionon perëndimi. Perëndimi është prej nga erdha unë dhe perendimi është rruga të cilën e synon Kosova.

I falenderoj miqtë tanë perëndimor, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane për ndihmën e madhe që kontribuan dhe vazhdojnë ta kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e shtetit demokratik të Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, për shqiptarët, za serbe, tyrkler için, za bosnjake i crnogorce, për romët, ashkalinjtë, dhe gjithë të tjerët.
Kosova ka fituar Pavaresinë, Lirinë dhe ndërton Barazinë. Tani po ndërtojmë shtetin. Këto arritje i synuam të gjithë dhe punuam me aq sa ditëm dhe mundëm, por ende jemi larg prej të qenurit të kënaqur me arritjet tona. E arritur e veçantë e shtetit të ri të Kosovës, është njohja nga 75 shtete të botës, të cilat i falenderoj në emër të popullit të Kosovës.
Kosova sot po ballafaqohet me sfidat më të mëdha që nga çlirimi i saj. Ato janë të shumta dhe do të jenë përgjegjësi e funksionit tim që ma besuat sot.
Përpjekjet e kosovarëve për një të ardhme më të mirë janë virtyt i kosovarëve, jo dobësi. Asnjëherë nuk iu jemi dorëzuar sfidave dhe vështirësive, prandaj, përpjekjet tona për të forcuar institucionet dhe një Kosovë ndryshe, duhet të trajtohen si virtyt dhe domosdoshmëri e kohës në të cilën jetojmë.
Ishim dëshmitarë të përfoljeve, akuzave, etiketimeve të përmasave globale të drejtuara shtetit të Kosovës dhe njerëzve të saj. Por ju garantoj të dashur deputetë, se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme – e njëjta ka ndodhë edhe diku tjetër.

Në procesin e pavarësimit të Kosovës, ndodhen veprime të jashtëzakonshme, si të njerëzve të Kosovës, ashtu edhe të ndërkombëtarëve, veprime këto në të cilat u përqëndrua edhe opinioni botëror. Pavarësia e Kosovës, ishte një histori e suksesit; përvoja ime më ka bindur se suksesi mund edhe të mos falet. Kosova dhe njerëzit e saj, shënuan një sukses, shënuan, historinë e shtetit më të ri.
Sot, unë kam marrë një detyrë jo të lehtë. Kam zgjedhur pajtimin dhe angazhimin kundrejt konfliktit dhe pasivitetit. Kam zgjedhur të punoj dhe angazhohem në këtë rrugë të domosdoshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Nuk e them se dikush tjetër do ta kishte më të lehtë, sfidat janë për t’u tejkaluar, e detyra ime e re është sfida e radhës. Institucionet demokratike forcohen me angazhimin e pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile.
Unë ju garantoj se do të përfaqësoj interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh bindjet politike. Institucioni të cilin përfaqësoj, do të garantojë unitet, stabilitet dhe jam tërësisht i dedikuar t’i shërbej atij funksioni.
Të dashur qytetarë,
Unë si President i Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë me ju, pjesë e juaja dhe halleve tuaja, do të punoj dhe angazhohem që të jem pjesë e zgjidhjeve tuaja.
Do të punoj për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe veteranëve të të gjitha kategorive.
Do të angazhohem me mundësitë dhe kompetencat e mia, për mirëqenie më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kosova ka mundësi për më shumë dhe më mirë.
Do të punoj për ruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për barazinë në mes të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë kosovarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore apo racore – na kraju svi smo ravnopravni gradjani Republike Kosova.
Do të punoj për një shtet të së drejtës dhe për një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Do të mbështes fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke siguruar pavarësinë e plotë të sistemit gjyqësor dhe kushtet optimale për punën e tyre.
Do të promovoj idenë për një Kosovë të hapur e cila garanton lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për një Kosovë të integruar plotësisht në shtëpinë e madhe evropiane, në NATO dhe në organizatat e tjera botërore.
Do të promovoj idenë për plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në mënyre që në të ardhmen Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votën e lirë të qytetarëve.
Do të promovoj idenë e funksionalizimit te referendumit-referendumi është qelizë e rëndësishme e demokracisë.
Do të promovoj idenë e ndryshimit të Ligjit zgjedhor në mënyre që të kemi zgjedhje të lira, të drejta,fer dhe korrekte.
Kosova ka qenë dhe mbetet vend i cili respekton fqinjët dhe kryen obligimet e saj për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj.
E falenderoj shumë Republikën e Shqiperisë dhe institucionet e saj, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë afirmimit të shtetit të Kosovës.
E çmojmë lart gatishmërinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë, për avansimin e raporteve të mira fqinjësore.
Për të gjithë strukturën politike në Kosovë është i rëndësishëm dialogu me Serbinë. Në këtë proces, Kosova do të prezantojë vlerat, idenë dhe vizionin për një fqinjësi të mirë, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe vlerësohen në mënyrë reciproke Parimet e fqinjësisë së mirë janë bazë për integrime rajonale dhe globale.
Do të punoj me gjithë qenien time që ta ngre Kosovën në mesin e shteteve të respektuara dhe të vlerësuara të botes. Në mesin e shteteve të respektuara me të ardhme të ndritur, atje ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes dhe është esenca e qeverisjes.
Kosova e meriton këtë, kosovarët e meritojnë të jetojnë në vend me një të ardhme të ndritur dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me punë të madhe dhe përkushtim të sinqertë.
Rol të veçantë në këtë proces ka rinia jonë. Per rininë ne duhet të krijojmë kushte më te mira jetësore dhe persepktivë të sigurtë.
Me kete mandat po hyjmë ne fazën e re të shtet-ndërtimit të Kosovës, në fazën kur duhet të forcojmë fundamentet e shtetit të Kosovës, me vizion të qartë dhe pa frikë nga e ardhmja. Ne do të korrim sukses sepse jemi të përkushtuar që suksesin ta arrijmë vetem me punë profesionale dhe të ndershme .
Prandaj, të dashur qytetarë të Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku të ia fillojmë punës – jemi vonuar!

Faleminderit edhe një herë dhe zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë të përbashkët!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës, zoti i bekoftë të gjithë popujt e botës, – përfundoi presidenti Pacolli fjalën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close