Publikuar me datën: Fri, Aug 27th, 2010

Westerwelle: Pavarësia e Kosovës ka edhe vulën e GJND-së

Prishtinë, 27 gusht- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka rikonfirmuar të premten në Prishtinë se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj janë realitet i pakthyeshëm, që tash bart edhe vulën e Gjykatës  Ndërkombëtare të Drejtësisë. I ardhur nga Beogradi, ai e ka pranuar se nuk ka arritur t’i lëviz liderët e Serbisë nga qëndrimi që kanë shprehur në draft-rezolutën për Kosovën, e cila pritet të hidhet në votim me 9 shtator në sesionin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kryediplomati gjerman nuk ka dhënë detaje rreth bisedave të zhvilluara në Beograd, por ka ngritur nevojën për gjetjen e një kompromisi mes dy shteteve për të zhvilluar negociata rreth çështjeve me interes të përbashkët. “Mund të them se në këtë moment nuk kemi arritur marrëveshje rreth paraqitjes së rezolutës në New York. Por, ne kemi menduar se duhet të punojmë për një kompromis konstruktiv, sepse Bashkimi Evropian ka vullnetin që të përkrahë çdo lloj të negociatave apo bisedimeve direkte”, ka deklaruar Westerwelle, pas një takimi me presidentin, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me homologun Skënder Hyseni. Ministri i Jashtëm gjerman, i cili për herë të parë ka qëndruar në Kosovë, ka theksuar se pjesëmarrësit në procesin e negociatave duhet të tregohen kooperativë dhe fleksibilë, për faktin se bisedimet do të jenë me rëndësi për të ardhmen e tyre.  “Mendojmë që për një afat të gjatë, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë të ardhmen e tyre dhe perspektivën në BE, por modeli dhe vlera e BE-së është bashkëpunimi dhe jo konfrontimi”, është shprehur Westerwelle.
Ai ka siguruar se Gjermania, ashtu siç i ka dalë në mbështetje Kosovës deri tani, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, do të vazhdojë të lobojë për shtim të numrit të njohjeve të Kosovës. Westerwelle ka kundërshtuar zërat që dalin nga shtete të ndryshme të botës se gjoja njohja e pavarësisë së Kosovës mund të përbënte ndonjë precedent.
“Vendimet për njohjen e Kosovës i merr secili shtet veç e veç, megjithatë Mendimi këshillëdhënës i GJND-së ka treguar se rasti i Kosovës nuk paraqet precedent dhe nuk mund të përshtatet për zgjidhje të konflikteve të vendeve të tjera nëpër botë. Ky është edhe qëndrimi, por edhe interpretimi ligjor gjerman, prandaj i inkurajoj të gjitha shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën të mos brengosen se me njohjen e këtij vendi do të shkaktonin ndonjë precedent”, ka thënë Westerwelle. Në këtë kontekst, ai u ka bërë apel edhe pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta ndjekin shembullin e 22 shteteve të tjera, të cilat tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Shefi i diplomacisë gjermane i ka bërë edhe disa sugjerime për liderët institucionalë vendës. Ai ka kërkuar nga ta hapa konkretë në luftimin e korrupsionit dhe në sigurimin e vendosjes së rendit dhe ligjit në vend. Westerwelle ka rikujtuar se në Raportin e progresit të vitit 2009 janë evidentuar mangësi në shumë fusha, kështu që, sipas tij, ato duhet përmirësuar nëse dëshirohet me të vërtetë perspektiva evropiane. “Gjermania e sheh perspektivën evropiane edhe për Kosovën, si edhe për gjithë rajonin. Gjermania do të mbështesë Kosovën në këtë perspektivë evropiane, mirëpo parakusht për këtë është progresi i arritur, para se gjithash, në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe angazhimin për një shtet ligjor”, ka deklaruar ai.
Westerwelle ka shprehur bindjen se EULEX-i e ka çelësin për të arritur progres në luftimin e korrupsionit.
“Ne kemi konstatuar që bashkëpunimi me këtë misioni me qeverinë e Kosovës është jashtëzakonisht i mirë. Ajo që neve na gëzon më së shumti është jo vetëm mbështetja politike që e ofron EULEX-i qeverise dhe institucioneve, por edhe mbështetja e madhe që ai iu jep qytetareve të Kosovës”, ka thënë Westerwelle.
Westerwelle nuk ka pranuar të komentojë analizën e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në të cilën janë ofruar tri zgjidhje për veriun. Derisa sipas GNK-së këto tri zgjidhje do të ishin Plani i Ahtisaarit, autonomia më e zgjeruar e kësaj pjese si dhe shkëmbimi i territoreve, diplomati gjerman ka thënë shkurt se qëndrimi i shtetit gjerman lidhur me integritetin territorial është qartësuar më herët. Ministri gjerman e ka cilësuar të një rëndësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës, garantimin e të drejtave dhe integrimin e komuniteteve pakicë.
Liderët institucionalë vendës janë treguar falënderues për mbështetjen që ka i ka dhënë dhe po i jep Gjermania Kosovës, njëherësh e kanë siguruar kryediplomatin gjerman se Kosova do të jetë vend i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, dhe e hapur për bashkëpunim me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Serbinë.
“E theksuam, po ashtu shumë qartë, vizionin tonë për raporte të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët tanë, dhe vullnetin që raporte të tilla të kemi edhe me Serbinë… Kosova është vend i perspektivës së përbashkët për të gjithë njerëzit e saj, është shans e bashkëpunimit dhe e investimeve për të gjithë të interesuarit e vendeve tjera dhe se është vend që jep garanci të plota qeveritare, ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë presidenti Sejdiu.

Si kreu i shtetit ashtu edhe kryeministri, Hashim Thaçi i kanë hedhur poshtë opsionet për veriun e vendit të ofruara nga GNK-ja.
“Rekomandimet e GNK-së janë plotësisht të papranueshme. Rrota e historisë nuk kthehet prapa”, ka theksuar Sejdiu.
“E theksoj edhe sot se gjuha dhe idetë e këtij raporti janë jashtë çdo realitetit dhe nuk i përputhen kohës, suksesit, progresit të shtetit të pavarur sovran të Kosovës. integritetit territorial është i pa prekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht dhe në asnjë rrethane nuk do të ketë ide në agjendën tonë shtetërore për ndonjë shkëmbim territori apo autonomi. për çështjet tona të brendshme vendosin institucionet e tona, ndërsa kemi gatishmëri për partneritet ndërshtetërore edhe me Serbinë”, ka deklaruar nga ana tjetër kryeministri Hashim Thaçi.
Ministri i jashtëm gjerman ka zhvilluar një takim tetë a tetë me homologun Skënder Hyseni dhe më pas kanë drekuar në një nga restorantet e Prishtinës.
Westerwelle ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kosovës, të cilët janë mbledhur në një seancë solemne për nder të tij.
Ai ka treguar se Gjermania pas SHBA-ve është vendi që ka ndihmuar më së shumti financiarisht Kosovën. Brenda një dekade, sipas tij, Gjermania ka ndarë për këtë vend 320 milionë euro.
Në këtë fazë, Westerwelle ka thënë se më e rëndësishmja është që qytetaret e Kosovës ta ndjejnë që shteti i tyre po shkon përpara.
“Politika duhet të ua dëshmojë atyre me punë ndërtimin e vendit. Njerëzit duhet të dalin nga varfëria, të kenë punë dhe paga të mira. Duhet te stimulohen ndërmarrjet e vogla,  bujqësia, tregtia dhe  zejtaria në mënyrë urgjente”, ka sugjeruar shefi i diplomacisë gjermane.
Ai ka thënë se kompanitë gjermane janë të interesuara të investojnë në Kosovë, por se ato kërkojnë ambient të qëndrueshëm për zhvillimin e bizneseve të tyre.
“Sa me transparentë  të jenë tenderët dhe dhënia e tyre, aq më shumë do të ketë  interesim për investim”, është shprehur Westerwelle.
Si faktor tjetër me rendësi për Kosovën, ai ka veçuar edhe pavarësinë e gjykatave. Të rinjve të Kosovës, ai ka thënë se u duhet perspektiva në vendin e tyre. “Sa më shumë të rinjtë e Kosovës do ta kuptojnë Evropën si hapësirë aq me shumë dhe me vendosmëri do të punojnë në lirinë e udhëtimit”, ka deklaruar Westerwelle.

Për shtetet e Ballkanit Përendimor, sipas tij, është qenësore krijimi i fqinjësisë së mire.
“Para se te vija në Prishtinë, isha në Zagreb, Beograd dhe Sarajevë, ku të gjithë partnerët e mi bashkëbisedues  janë të vetëdijshëm  se është në të mirë të të gjithëve nëse fqinji është mirë. Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet stabiliteti rajonal, gjë që ky stabilitet  është edhe prioritet i BE-së”, ka theksuar ministri gjerman.
“Mbi bazën e ndërtimit të raporteve të mira ndërfqinjësore mund të arrihet integrimi të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian dhe në NATO”, ka shtuar ai.
Westerwelle është zotuar në Kuvend se Gjermania edhe në të ardhmen do të punojë dhe lobojë për Kosovën në mënyrë që ky vend të marr vendin e vet në familjen e popujve të qytetëruar.
Edhe kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nga ana e tij, ka shfaqur besimin se Gjermania do të jetë në krah të Kosovës në proceset nëpër të cilat pritet të kalojë.
“Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës, besimin për mbështetjen e pakursyer të miqve tanë dhe drejtësinë e çështjes së Kosovës, ne shpresojmë shumë që Asambleja e Përgjithshme e OKB, e cila do të mbahet së shpejti, do të hapë shtigje të reja të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë të re”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Westerwelle ka tri ditë që është duke qëndruar në shtetet që kanë dal nga ish-federata jugosllave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close