Publikuar me datën: Fri, Jun 25th, 2010

Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës

Beograd, 25 qershor – SHBA nuk pret nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ky nuk është kushti për bashkëpunim mes dy vendeve, i ka deklaruar gazetës “V. Novosti” ambasadorja e SHBA në Beograd, Mary Burce Warlick.
“Dëshirojmë të shohim se Serbia po bashkëpunon në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA, BE dhe me aktorët e tjerë vendimtarë ndërkombëtarë”, i ka thënë diplomatja amerikane kësaj gazete të Beogradit.
E pyetur se cila është sfidë më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së – Kosova, Haga, reforma  e drejtësisë, Warlick u përgjigj se kjo do të ishte më shumë pyetje për BE-në, e cila përcakton kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj. Por shtoi se “është e rëndësishme të kihet parasysh se hyrja në BE vetëkupton më shumë se miratimin e ligjeve të reja. Integrimet euroatlantike mbështetn në vlera të përbashkëta: ekonominë e tregut, sigurinë kolektive, mbrojtjen e minoriteteve etnike e të tjera, zgjedhje demokratike dhe liri të fjalës. Bindja ime është se Serbia dhe populli serb i kanë përqafuar këto vlera…”
Në një pyetje tjeter se me çfarë kushtesh do t’i mbështeste Amerika negociatat e reja për statusin e Kosovës, nëse GJND-ja vendos ashtu siç pret Beogradi, diplomatja amerikane se “SHBA dhe shumica e vendeve anëtare të BE kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam e bindur se puna e statusit ka marrë fund. Ndërkaq vazhdojmë të inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë mënyra për të zgjidhur çështjet e hapura që lidhen me refugjatët, arsimin, doganat, gjyqësinë, distribuimin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionin, përkatësisht për të gjitha ato çështje që ndikojnë në jetën e përdtishme të të gjithëve në Kosovë”.
Pasi iu rikujtuan diskutimet e raktualizuara mbi ndarjen e Kosovës, “Novosti e pyeti ambasadoren amerikane në Beograd Mary Warlick nëse ky do të ishte një skenar real. Ajo u përgjigj pa mëdyshje: “Nuk përkrahim ndarjen e Kosovës, kjo nuk ësahtë reale. Sipas mendimit tonë kjo do të trazonte stabilitetin në rajon. Secila ditë të cilën Serbia e kalon në bisedime rreth përtërirjes së negociatave për status ose për ndarje (të Kosovës – plotësim ynë) për Serbinë është ditë e humbur në rrugën drejt ardhmërisë europiane”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia do të jetë e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bëhet anëtare e NATO-s për t’u bërë anëtare e BE-së, diplomatja amerikane në Beograd, Warlick, tha se për aspekt të ndryshme të procesit e asociimit vendos BE-ja. “Është interesante se të gjitha vendet të cilat gjatë vjetëve të fundit janë bërë anëtare të BE-së, më së pari janë bërë anëtare të NATO-s. Qëllimi i tyre ka qenë të bëhen aleate të Europës në çdo pikëpamje – politike, ekonomike dhe të sigurisë. Por, do të doja të jem e qartë: ne nuk lobojmë që kreu shtetëror serb të vendosë për t’u anëtarësuar në NATO. Ky është vendim që Serbia e merr vetë”, u shpreh ajo.
“Novosti” e pyeti diplomaten amerikane në kryeqytetin serb se a mund të konsiderohet si kërkesë njohja e pavarësisë së Kosovës “nëpër kapixhik”, nëse Beogradi porositet pandërprerë të vendosë marrëdhënie të mirta me Prishtinën po deshi t’i bashkohet BE-së.
Ajo përkujtoi se gjatë vitit të shkuar nënpresidenti amerikan Bayden kishte thënë se SHBA nuk presin nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ky është pozicioni ynë i cili mbetet i njëjtë. “Ky nuk është parakusht për marrëdhëniet tona të mira ose për mbështetjen e Washingtonit për integrimet tuaja në BE. Mirëpo, dëshirojmë të shohim se Serbia po bashkëpunon në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA, BE dhe me lojëtarët e tjerë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe se kërkon zgjidhje pragmatike që do të përmirësonin jetën e të gjithëve në Kosovë – edhe të serbëve, edhe të shqiptarëve”, u përgjigj ambasadorja e SHBA në Beograd, Mary Warlick.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close