Publikuar me datën: Sat, Jan 14th, 2012

Vetëvendosje: Protestuesit e parë arrijnë në kufi, pengesa të shumta nga policia

Prishtinë, 14 janar (E plotësuar) – Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë nisur sot për të bllokuar në mënyrë paqësore, siç thonë ata, hyrjen e Serbisë në Kosovë. Autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.
Më tutje theksohet se përkundër ndalesave të shumta dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të PK-së në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdarës.
Sipas Vetëvendosjes, nga ora 11:30 policia ka filluar të ndalojë qytetarët. Në magjistralen Prishtinë-Besianë drejtë pikës së Merdarës aktivistët janë ndaluar për legjitimim. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësojë udhëtimin dhe t’i vonojë aktivistët në protestën e paraparë për të filluar në orën 13, vlerësohet nga lëvizja.
Mbështetësit e Vetëvendosjes nga Shqipëria gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinit nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Edhe mbështetësit nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. “Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.
“Vetëvendosje” dënon cenimin e së drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. I bëjmë thirrje PK-së që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

12:17 – “Vetëvendosje” drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria

Morin, 14 janar – Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje. Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të bllokuar mallrat serbe.
Ata thanë se Policia e Kosovës i ka këshilluar që të afrohen jo më shumë se 100 metra larg pikës kufitare në Merdarë, që përbën si duket edhe kufirin e fundit për vendndodhjen e protestës.
Ajo çfarë policia ka lënë të kuptohet është se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugës, për të cilën lëvizja ka thënë se do të bllokojë vetëm mallrat serbe dhe jo lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Në Morin janë bllokuar autobusët me përkrahës të Vetëvendosjes që donin të vinin në Kosovë për të ndihmuar atë në bllokimin e pikave kufitare me Serbinë .
Një përkrahës i Vetëvendosjes ka thënë për Top Channel se arsyetimi ishte për pengesa në sistemin kompjuterik, por ata sipas të gjitha gjasave nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë .

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close