Publikuar me datën: Sat, Jun 5th, 2010

Vetëvendosje kritikon ashpër kreun e KFOR-it

Prishtinë, 5 qershor – Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar të premten lidhur me vizitën e kreut të Ushtrisë së Serbisë të enjten në Prishtinë, me ftesë të komandantit të KFOR-it. “Në Prishtinë u takuan komandantët e dy ushtrive që nuk e njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës: KFOR-i dhe Armata e Serbisë. Sjellja e Miloje Miletiqit në Kosovë nga ana e KFOR-it, është përpjekje me paramendim për fyerjen e popullit të Kosovës, poshtërimin e gjakut të derdhur për liri, sulm ndaj familjarëve të mijëra të vrarëve nga armata e Miletiqit gjatë luftës në Kosovë, si dhe armiqësim i popullit shumicë me KFOR-in. Më 1998-99, Miloje Miletiqi ka qenë pjesë e ushtrisë e cila ka bërë dëbimin, spastrimin etnik, masakrimin dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar të Kosovës. Kurse sot është pjesë e një ushtrie e cila, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë, është i gatshëm ta përsëritë krimin sapo t’i jepet mundësia ndonjëherë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
“KFOR-i vazhdimisht ka pasur mirëkuptim për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, por kjo e fundit me Miletiqin nuk ka lidhje as me neutralitet të shtirur – ky është qëndrim pro Serbisë dhe pajtueshmëri me agjendën e saj kriminale ndaj Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler është më i shquari në këtë drejtim. Ishte ai i cili i pari dhe pothuajse i vetmi zyrtar i lartë ndërkombëtar që dënoi heqjen e antenave të operatorëve telefonikë të Serbisë në veriun e Kosovës. Dhe ai bisedoi me Miletiqin edhe për këtë problem. Pra, në të vetmin veprim ku u duk se institucionet e vendit po tregonin pak vullnet sovran, Bentleri sulmoi pikërisht aty. Bentleri tha se kjo gjë nuk mund të ndodhte në vendin e tij, në Gjermani. Çfarë hipokrizie! Gjermanisë kjo nuk i ndodh sepse antenat e telefonisë atje janë të gjitha nën sovranitetin e atij shteti dhe brenda territorit ku ushtrohet ky sovranitet.
KFOR-i vazhdimisht i ka toleruar strukturat kriminale paralele të Serbisë në Kosovë. Por gjatë udhëheqjes së Markus Bentlerit, madje, edhe ka penguar shqiptarët e Kroit të Vitakut të kthehen në shtëpitë e tyre. Mund të thuhet që KFOR-i po sillet shumë më keq me popullin e Kosovë se që sillej përpara shpalljes së pavarësisë së Ahtisaarit.
KFOR-i ka shkuar duke e përkeqësuar strategjinë e tij antishqiptare. Kjo kulmoi me shkatërrimin e UÇK-së dhe TMK-së si dhe mosndërhyrjen kur Kosovës iu dogjën kufijtë. Bentleri dhe Miletiqi janë dy përgjegjës për situatën kriminale në veri të Kosovës, nga ku lulëzon krimi ekonomik dhe kriminaliteti i organizuar. Nga kjo gjendje përfitojnë tregtarët e mëdhenj dhe politikanët kryesorë. Qindra miliona euro mallra hyjnë nga Serbia në mënyrë ilegale dhe pa u doganuar. KFOR-i e toleron këtë situatë.
KFOR-i po na fyen pothuajse me çdo veprim, duke filluar që prej reklamave me qen e mace, e deri te sjellja e kriminelëve në Kosovë. Ne i thërrasim institucionet e Kosovës që ta kushtëzojnë raportin e tyre me KFOR-in me përmirësimin e sjelljes nga ky i fundit. Përveç kësaj, KFOR-in e lusim që herëve të tjera, nëse veç ka vendosur të presë ushtarakë serbë në Prishtinë, patjetër ta tregojë vendin e mbajtjes së takimit, por mundësisht edhe rrugën kah do të vijnë ata”, thuhet në fund të reagimit të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close