Publikuar me datën: Thu, Jul 28th, 2011

Vetëvendosje kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, kjo pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Kjo lëvizje ka bërë thirrje edhe njëherë që kurrsesi s’bën të zmbrapsemi nga aksioni në veri.
“Me vendimin e 25 korrikut të vitit 2010, Policia e Kosovës i kishte marrë pikat 1 dhe 31 të kufirit të Kosovës që nuk i kishte në kontroll që pas shpalljes së pavarësisë. Me këtë veprim, Policia e Kosovës ka dëshmuar se është e mundur që këto pika të vihen nën kontrollin e institucioneve të Kosovës. Por, Qeveria s’kishte plan me disa hapa, por duket se ajo pati veçse një hap pa plan. Gjatë këtyre ditëve, u pa gatishmëria e popullit, policisë dhe mekanizmave tjerë shtetërorë të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, me gjasë Qeveria s’është e gatshme për këtë gatishmëri”, kanë thënë përfaqësues të Vetëvendosjes në një konferencë për media të enjten.

Kjo lëvizje përsëriti gatishmërinë për mobilizimin e qytetarëve për ta mbështetur policinë në veri.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje për shkak të situatës së rëndë në veri të Kosovës propozon pikat në vijim:
1. Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja e Vendit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në përputhshmëri me këtë nen, Kosova ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes (neni 131, paragrafi 1, pika 1), si dhe ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike (neni 131, paragrafi 1, pika 2). Në ditët e kaluara, institucionet e Kosovës janë sulmuar me armë të ndryshme nga struktura paralele të financuara nga shteti i Serbisë, si dhe është cenuar rëndë sovraniteti i shtetit të Kosovës duke u sulmuar drejtpërdrejtë pikat kufitare të shtetit tonë.
2. Të ndërpritet menjëherë dhe zyrtarisht procesi i bisedimeve me Republikën e Serbisë, dhe të iniciohet sa më shpejtë aktivizimi i gjitha resurseve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës.
3. Në ditët në vijim, Kosova duhet që në këtë situatë emergjente të thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian që na kanë njohur, si dhe Turqinë për strategjinë e ushtrimit të autoritetit të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e shtetit tonë.
4. Republika e Kosovës menjëherë të fillojë diskutimet me Brukselin për përfundimin e misionit të EULEXit, dhe ridefinimin e pranisë së BE-së në Kosovë, nga misione me fuqi ekzekutive dhe imunitet prej ligjit, në misione mbështetëse për zhvillim të qëndrueshëm, demokraci e drejtësi. Siç kemi thënë rregullisht në tre vitet e fundit, EULEX në thelb është mision i padrejtë, jo-demokratik dhe nuk e forcon shtetin e Kosovës dhe ngjarjet e fundit vetëm se e kanë dëshmuar këtë edhe në praktikë.
5. Në seanca të vazhdueshme me Kuvendin e Kosovës, qeveria ta diskutojë strategjinë e marrjes së kontrollit në veri të vendit.

Lëvizja VETËVENDOSJE edhe njëherë thotë që vetëm bashkimi, organizimi dhe mobilizimi i gjithëmbarshëm i qytetarëve, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore për ta mbrojtur Kosovën, e për ta mbështetur policinë dhe institucionet e tjera që ta mbrojmë Kosovën, është rruga e duhur përpara drejt zgjidhjes

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close