Publikuar me datën: Fri, Aug 5th, 2011

Veriu pa doganierë të Kosovës!

Prishtinë, 5 gusht – Kamionë me mallra kanë hyrë në Kosovë të enjten nëpërmjet portave kufitare 1 dhe 31. Kanë bërë një ndalesë 15-minutash  në kufi dhe nuk i janë nënshtruar ndonjë kontrolli doganor. Doganierë s’ka më në këto pika. Doganat e Kosovës kanë konfirmuar se në këto porta kufitare me Serbinë mungojnë ekipet e tyre. “Aktualisht Doganat e Kosovës nuk kanë oficerë doganorë as në pikën 1 e as në atë 31”, ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave. “Është KFOR-i ai që ka marrë përsipër t’i ndalojë mallrat komerciale që hyjnë nga Serbia përmes këtyre dy portave”. Pas më shumë se tre vjetësh prej kur ishin detyruar të linin këto porta kufitare, doganierët kosovarë ishin kthyer më 25 korrik me mbështetjen e njësive speciale të Policisë, ROSU. Kryeministri Hashim Thaçi kishte dhënë autorizimin për të marrë në kontroll pikat doganore, në të cilat nuk zbatohej vendimi i Qeverisë për aplikimin e një mase reciprociteti me Serbinë, që kishte për efekt bllokimin e mallrave për ta kaluar kufirin. Prej kësaj kohe mallra komerciale nuk janë lejuar të hynin, ndërsa pasi serbë lokalë demoluan dhe dogjën pikën kufitare 1 në Jarinjë dhe tentuan ta bënin të njëjtën në atë 31 në Bërnjakë, KFOR-i i shpalli zona të kufizuara ushtarake dhe mori kontrollin mbi to. Kryeministri Hashim Thaçi që prej 10 ditësh ka përsëritur se doganierët do të vendosen aty përgjithmonë, por nuk ka folur për ta të enjten, në një mbledhje urgjente të Qeverisë që ka thirrur. Ndërkaq, zyrtarë qeveritarë kanë thënë të jetë bërë përjashtim vetëm të enjten, kur kanë lejuar kamionët me mallra për të kaluar nëpërmjet këtyre dy portave. “Përjashtimi mund të jetë vetëm dita e sotme, përderisa në të ardhmen nuk do të lejohen as mallra humanitare nëse ka një vlerësim se nuk ka krizë humanitare”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close