Publikuar me datën: Mon, Oct 10th, 2011

Veriu mbërthehet në barrikada

Mitrovicë, 10 tetor – Edhe një barrikadë është vendosur në brendi të qytetit të Mitrovicës nga grupe kriminale serbe. Të hënën, në orët e hershme të mëngjesit grupe kriminale serbe, që përkrahen direkt nga Qeveria e Beogradit, kanë vendosur një barrikadë të re në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt, pikërisht në rrugën për në fshatin Suhodoll, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore”. Kjo lagje e Mitrovicës  është e banuar me popullatë të përzierë, ndërsa që serbët e kanë bllokuar rrugën me katër kontejnerë të mbeturinave, ndërsa nuk kanë lejuar të kalojë andej edhe një automjet të EULEX-it.  Gjatë vënies së barrikadës një makinë e Misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, ka tentuar të kalojë në atë zonë, por është penguar nga pjesëtarët e grupeve ekstremiste serbe. Vendosja e kësaj barrikade mund të shkaktojë tensione të reja për faktin se tek zona “Tre Rrokaqiejt” banojnë edhe qytetarë shqiptarë.

Ditë më parë ekstremistët serbë e kanë ndalur, legjitimuar dhe kthyer mbrapa për në jug të Mitrovicës një makinë tjetër të EULEX-it.

Po ashtu pikërisht në vendin ku serbët kanë vendosur barrikadën të hënë, ditë më parë kanë kthyer mbrapa edhe një kontingjent të KFOR-it, me arsyetimin se “prania e juaj në veri shkakton shqetësim tek popullata serbe”.

Serbët kanë deklaruar se nuk dëshirojnë që në veri të Mitrovicës dhe Kosovës të shohin pjesëtarë të misioneve ndërkombëtare, qoftë të EULEX-it apo të KFOR-it.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close