Publikuar me datën: Mon, Apr 25th, 2011

Tre mijë bileta të shitura për koncertin e sotshëm të Busta Rhymes

Prishtinë, 25 prill – Hip-hop artisti Busta Rhymes, i cili më këngën “Look at me now” këtë javë ka qenë në krye të top – listave botërore, sot (e hënë) do të aterrojë në Prishtinë. Sipas organizatorëve, 24 orë para koncertit janë shitur mbi tre mijë bileta, nga katërmijë sa janë hedhur në shitje.  Rhymes do të perfomojë rreth dy orë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Ardin Badivuku nga “Next Level”, që së bashku me “Full House” organizojnë koncertin e Busta Rhymes në Prishtinë, ka thënë se gjithçka është gati për koncertin e së hënës.
“Që nga e diela është duke u punuar në ndërtimin e skenës që do të jetë shumë e madhe”, ka thënë Badivuku, pa folur për dimensionet e saj.
Sipas tij, zërimi dhe pamja do të jenë dy aspektet që do të jenë më profesionalet deri më tani në Kosovë.
E teksa punët në “1 Tetori” janë duke u kryer, hip-hop artisti Rhymes pritet të aterrojë në Prishtinë në mesditë.
“Aeroporti i Prishtinës do të jetë edhe vendi ku Rhymes do të mbajë edhe një konferencë për media”, ka thënë Badivuku. Rhymes do të vijë në koncert bashkë me ekipin e tij prej shtatë vetash.
Ai do të ngjitet në skenën e “1 Tetorit”, para mesnatës, ani pse dyert e sallës do të hapen që nga ora 21:00, ndërsa atmosfera do të nxehet nga grupet dhe këngëtarët vendorë si Kaos, Tuna, Dafina Zeqiri, Bim Bimma, MC Kresha, Lyrical Son, DJ Blunt & Real 1 e shumë të tjerë që do të performojnë para Rhymes.
Sipas Badivukut, Rhymes nuk ka pasur kërkesa speciale pos atyre që kanë pasur të bëjnë me zërimin dhe mikrofonat.
Koncerti i Busta Rhymes ishte paralajmëruar që do të mbahej më 29 prill, teksa dy javë para kësaj date Rhymes kishte anuluar të gjitha koncertet në Evropë. Më pas menaxhmenti i këngëtarit kishte kthyer datat për t’i ndërruar sërish, në momentin e fundit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close