Publikuar me datën: Tue, Nov 29th, 2011

Thaçi u takua me ministrin e jashtëm norvegjez Støre

Oslo, 29 nëntor – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë nga ministri i Punëve të Jashtme, Jonas Gahr Støre.

Ministri i Punëve të Jashtme, Støre, duke mirëpritur vizitën e parë të një kryeministri të shtetit të Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, e cilësoi vizitën e Kryeministrit Thaçi vizitë historike.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme për njohjen e menjëhershme të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e dhënë për konsolidimin dhe njohjen e gjerë të shtetit të ri të Kosovës.

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, kryeministri Thaçi shpalosi prioritetet e politikës se jashtme të Kosovës, duke u fokusuar tek integrimet euroatlantike, njohja e gjithanshme e Kosovës, fqinjësia e mirë me të gjithë fqinjët, bashkëpunimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Në takim, u vlerësua gjithashtu që dialogu për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve.

Kryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Støre u pajtuan që të intensifikohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve midis dy ministrive të punëve të jashtme, të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, për të avancuar perspektivën euroatlantike dhe atë të integrimit të plotë ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close