Publikuar me datën: Mon, Jan 3rd, 2011

Thaçi qortoi ashpër komisionarët e PDK-së

Skenderaj, 3 janar ( e plotësuar) – Verifikimi i mospranisë së gazetarëve, ka qenë puna e parë e
cila është bërë në mbledhjen e udhëheqjes se PDK-së me strukturat partiake të degës
së Skenderajt, të mërkurën mbrëma, pra dy ditë para arritjes së Vitit të Ri 2011, në sallën e Kuvendit Komunal, në të cilën mungonte zërimi e ngrohja. Por, mungesa e tyre është kompensuar me kritikat e zjarrta si asnjëherë më parë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.
Praktika e mospranisë se gazetarëve dhe e kritikave të nxehta të Thaçit ka vazhduar edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, kur janë mbajtur nga tri takime brenda dite në fshatrat e
Runikut, Klinës se Epërme e Çirezit, për të vazhduar më pastaj, siç u bë e ditur, fillimisht në Skenderaj dhe për të vazhduar në orët e mbrëmjes në rajonin e Likocit.
Pasi në këto takime gazetarët kanë qenë të padëshiruar, nga burime brenda takimeve,
gazeta ka mësuar se Thaçi në fjalët e tij ka qenë mjaft kritik për rrjedhën e procesit të votimit të 12 dhjetorit dhe për këtë ka akuzuar në rend të parë komisionarët, por edhe kandidatët për deputetë, të cilët, sipas tij, janë fajtorët kryesorë të rrjedhës jo të duhur të procesit të votimit më 12 dhjetor.
Gjithnjë sipas burimeve të gazetës, Thaçi ka konstatuar me nervozizëm se veprimet e
tyre i kanë dhënë imazh të keq procesit zgjedhor në këtë rajon. Ai citohet të këtë thënë se kishte informacione edhe për atë se disa kandidatë që nuk vijnë nga komuna e Skenderajt kanë organizuar blerjen e votave në këtë komunë.
Thaçi i kishte “shastrisur” mbi 11 kandidatë për deputetë nga kjo komunë kur ka treguar se asnjë nga ata nuk ka hyrë në 30-shin e parë të listës së PDK-së për Kuvendin e Kosovës, që do të thotë se ju ka shkuar mundi kot për të siguruar karrige parlamentare. Mjaft kritik ka qenë edhe ndaj kandidatëve që kanë reaguar përmes medieve lidhur me këto manipulime.
Pasi në këto takime nuk janë lejuar diskutimet, një anëtar i rëndësishëm i strukturave të këtushme partiake mospajtimin e tij e ka shprehur për Kohën Ditore, duke thënë se “ata që kanë reaguar ndaj manipulimeve duhet të lavdërohen e jo të kritikohen”.
Mësohet se tërthorazi Thaçi ka thënë se në mesin e kandidatëve të kësaj komune mungon cilësia, dhe prej tyre ka veçuar vetëm 3 sish, të cilët “kanë kualitete dhe cilësi për të zënë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Burimet citojnë Thaçin të këtë thënë se “nuk i duhet fitorja me vota të vjedhura dhe se për vota të tilla nuk ka pasur nevojë asnjëherë”, kurse e vetmja gjë që ka kërkuar ka qenë qe të dilet në mënyrë masive në votimet e 9 janarit.
Ndryshe, procesi i votimit të dielën e ardhshme do të përsëritët në tërësi në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan, dhe pjesërisht në komunën e Malishevës e të Lipjanit. Në KKZ kanë paralajmëruar mundësinë që pas rinumërimit të votave në Qendrën e Rinumërimit, votimi të përsëritet edhe në vendvotime dhe komuna tjera të Kosovës. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e se dielës fillon të mërkurën dhe ajo zgjat 3 ditë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close