Publikuar me datën: Mon, Aug 1st, 2011

Thaçi paralajmëron aksione të reja në veri

Prishtinë, 1 gusht  – Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë vizituar një kamp të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Sllatinë, ndërsa me këtë rast vlerësuan se janë pikërisht Njësia Speciale ata që e bashkuan Kosovën.
Me këtë rast, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se  kontrolli i kufijve është e drejtë sovrane e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet.
“Për këtë nuk bisedohet me askënd por bëhet bashkëpunimi. Në këtë mandat e shoh edhe misionin e KFOR-it dhe të EULEX-it në Kosovë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në zbatimin e rendit dhe të ligjit të Republikës së Kosovës, vendit në të cilin shërbejnë me mandate këto misione”, ka thënë Jahjaga gjatë një vizite u që ka bërë bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi kampit të Njësisë Speciale të Policisë Kosovës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Ajo ka përgëzuar policët, duke thënë se “këto ditë kanë qenë  nderi i të gjithë vendit”.
“Ju ngjallët respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës me aksionin që e kryet sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontrolluar kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përkatësisht marrjen nën kontroll të plotë të pikave kufitare doganore 1 dhe 31. Këtë detyrë e kryet me sukses dhe mundësuat që për të parën herë në dymbëdhjetë vjetët e lirisë së Kosovës, ne si shtet të kontrollojmë të gjithë territorin dhe të zbatojmë ingerencat e shtetit në të gjitha pjesët e vendit tonë”, tha presidentja Jahjaga.
Ajo përmendi edhe rënien në detyrë të policit Enver Zymberaj, i cili u shpall nga ajo, Hero i Kosovës, dhe premtoi se “institucionet do të bëjnë kallëzimin penal në mënyrë që kriminelët për këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.
Ndërkaq, kryeministri, Hashim Thaçi paralajmëroi se së shpejti mund të ketë aksione të reja të njësisë speciale ROSU në veri të vendit.
“Do të kemi ballafaqime tjera me paramilitarë, huliganë e kontrabandistë, në mënyrë që ligjshmëria dhe kushtetuta e vendit të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës”,tha ai gjatë vizitës të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në njësinë elite të policisë të Kosovës në Vrellë të Sllatinës.
Ai tha se Njësia Speciale bashkoi vendin, ndërsa policinë e rënë Enver Zymberi e quajti si shembull se si vdiset duke e ruajtur sovranitetin e Kosovës.
Duke përgëzuar Njësinë Speciale të Policisë, Thaçi tha se shtrirja e autoritetit në veri të vendit, është synimi që ai si kryeministër ia ka vënë vetes.
Kryeministri tha se nuk mund të tolerohet që krimi dhe kontrabanda të vazhdojë edhe më tej të lulëzojë në veri të vendit, ndërsa përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë kthim prapa.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close