Publikuar me datën: Sat, Mar 5th, 2011

Të rinjtë shqiptarë e serbë nisin dialogun para diplomatëve

Beçiq, 5 mars –  “Dëshirojmë që të rinjve nga Kosova e nga Serbia t’u japim hapësirë të bisedojnëër temat që janë me rëndësi për brezat e rinj. Nuk mendojmë se konferenca duhet të ofrojë zgjidhje të gatshme, e as se të gjithë duhet të pajtohemi. Në radhë të parë dëshirojmë të njihemi dhe të bisedojmë se si mund t’i kapërcejmë problemt ekzistuese. Shpresoj të gjejmë rekomandime që mund t’ua dërgojmë Beogradit e Prishtinës zyrtare si dhe aktivitete ku do të bashkëpunojmë”, ka thënë Maja Miçiq, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të drejtat e njeriut (Nisma) nga Serbia, duke hapur konferencën treditore të të rinjve nga Kosova e Serbia “LinKS”, që filloi dje në Beçiq të Malit të Zi.
Qëllimi i konferencës të organizuar nga Nisma në Kosovë dhe ajo në Serbi është të dëshmojë se dialogu konstruktiv ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundshëm dhe i domosdoshëm, dhe të krijojë lidhje të reja ndërmjet të rinjve të cilët do të promovojnë një dialog të tillë.

Nga vitri 2003, kur u themelua Nisma, ideja fillestare e organizatës ka qenë të krijojë kontakte ndërmjet dy shoqërive. Kjo ide njerëzve u dukej absurde, por me kohë u bë e pranueshme, dhe Programi Viziting i këmbimit të të rinjve nga Kosova dhe Serbia deri më tash është programi ynë më i suksesshëm nëpër të cilin kanë kaluar mbi 2 mijë të rinj”, ka thënë Raba Gjoshi, drejtoreshë e Nismës në Kosovë. Koordinatori i programit të këmbimit nga Prishtina, Ferid Murseli ka theksuar se nga muaji në muaj arrijnë më shumë kërkesa për të vizituar Beogradin.

Në panelin e dytë “Kosova dhe Serbia, shikimi ‘i tjetrit”, u bisedua për përgjegjësinë e elitave politike e intelektuale, por edhe të medieve për krijimin e paragjykimeve dhe sterotipeve  mbi serbët dhe shqiptarët.

“Gjatë historisë disa intelektualë serbë kanë ndikuar në krijimin e stereotipit për shqiptarët, dhe kjo shpesh ka ndodhur për shkak të qëllimeve të ndryshme politike”, ka tërhequr vëmendjen historiani Sërgjan Millosheviq nga Institui për historinë e re, i Beogradit.

Korrespondeti i të përditshmes “Kohës Ditore” nga Prishtina, Idro Seferi ka përmendur shembullin  e praktikës së keqe të medieve shqiptare e serbe: “Lajmet janë të njëanshme, në Serbi nuk shkruhet për Kosovën nëse nuk nuk bëhet fjalë për Thaçin, statusin, varfërinë. Nga ana tjetër, gazetarët e Kosovës janë goxha të ngathtë kur shkruanë për serbët në Kosovë dhe zhvillimet në Serbi. Ata që dikur i frynë zjarrit të luftës tash janë profesorë të fakulteteve të Beogradit ose të Prishtinës ose këshilltarë politikanësh”, është shprehur Seferi.

Si shembull të praktikës e të bashkëpunimit të mirë të të rinjve nga Kosova e nga Serbia, Aana Dragiq prezantoi projektin e komunikimti të fotografëve nga Beogradi e Prishtina përmes sajtit “Face the reflection”, të ndërmarrë me miqtë:
“Mediat po na informojnë në mënyrë selektive, të rinjtë në Beograd nuk e dinë si jetojnë moshatarët e tyre në Kosovë. Sajova projektin përmes të cilit dhjetë fotografë nga të dy qytetet të komunikojnë me punimet e tyre, pavarësisht se nuk njohen mes vete. Desha t’i lidhi artistët, por që edhe njerëzit përmes fotografisë të shohin më mirë realitetin në Beograd e Prishtinë”, ka thënë ajo.
“Serbët në Kosovë kanë më pak paragjykime ndaj shqiptarëve se sa serbët në Serbi, meqë njerëzit në Serbi janë të painformuar. Shqiptarët e rinj nga Prishtina, po ashtu janë shumë pak të informuar për atë se si jetojnë serbët në Graçanicë. Askush nuk përmend shembullin e Kamenicës (Dardanës) ku serbë e shqiptarë punojnë bashkë , ku janë kthyer më së shmti njerëz”, tha gazetarja Dragana Staniq nga Qendra për paqe dhe tolerancë në Graçanicë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close