Publikuar me datën: Wed, Dec 21st, 2011

Tadiq vë në pikëpyetje dialogun, këmbëngul në 1244

Novi Sad, 21 dhjetor – Kryetari i Serbisë  Boris Tadiq ka deklaruar se presionet kundër Serbisë për Kosovën nuk mund të jenë me efekt, sepse Beogradi nuk do të heqë dorë nga parimet e vet a ky është para së gjithash insistimi në Rezolutën 1244.

“Presionet që dikush në Evropë po planifikon t’i bëjë kundër Beogradit dhe ndaj meje munden vetëm të kenë efekt të kundërt dhe nuk mund t’i kontribuojnë asgjësë – dhe këtë ua kam thënë bashkëbiseduesve të mi e edhe kryetarit të BE Herman Van Rompuy”, ka thënë Tadiq.

Kryetari serb ka theksuar se nuk ka presion që do të mund ta shtynte të hiqte dorë nga ajo rezolutë sepse ajo, si ka thënë ai, jo vetëm që është akti i fundit ndërkombëtar që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe obligon për kthim të të shpërngulurve por edhe i vetmi dokument nga i cili mund të dalin zgjidhje të ardhshme.

“Rezoluta 1244 është dokument nga i cili mund të dalë marrëveshja, një dokument tjetër që do të rregullonte çështjen të cilën po përpiqen  ta rregullojnë të gjithë, para së gjithash atë në veri dhe i cili i jep garanci për serbët në, siç i ka quajtur ai, komunat jugore dhe i cili të sigurojë garanci për kishat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë”, ka thënë Tadiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk është shtet që do të heqë dorë nga dokument ndërkombëtar i cili, sipas tij, është baza e vetme që të mbrohen interesat legjitime dhe interesat themelore të popullit serb në Kosovë.

“Ne jemi më shumë sesa partner i qartë dhe i parashikueshëm dhe nuk kemi kurrfarë sekreti; kemi thënë qartë se nuk do të heqim dorë nga Rezoluta 1244 në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale”, ka thënë  Tadiq dhe ka shtuar se shtrohet pyetja nëse bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë fare marrë para sysh pozitat fillestare lidhur me përfaqësimin rajonal.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close