Publikuar me datën: Fri, Aug 6th, 2010

Surroi: Testi i demokracisë për Kosovën

Washington, 6 gusht  – Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, do ta stabilizojë gjithë rajonin, vlerësoi kryetar i Klubit për Politikën e Jashtme në Kosovë, Veton Surroi në fjalimin para Instituti amerikan për Paqe në Washington.

“Mendoj se vendimi ka efekt të mirë dhe stabilizues nëpër gjithë rajonin, madje edhe për Maqedoninë. Edhe pse Maqedonia drejtpërdrejtë nuk lidhet me mendimin, kjo e përforcon vendimin e saj ta njohë Kosovën dhe të japë qartësi më të madhe juridike, nëse është e nevojshme”, deklaroi Surroi.

Siç njofton Zëri i Amerikës, Surroi shpreson se vendimi i Gjykatës do ta bashkojë Evropën dhe do t’i inkurajojë edhe shtetet e tjera ta njohin sovranitetin e Kosovës.

Sipas Surroit, me Kosovë të pavarur si realitet i ri i Ballkanit, idetë për ndarjen e tij i takojnë së kaluarës dhe janë të këqija, pasi që do të shkaktonin kthimin e kohës së luftërave, këmbimi i popullatës dhe territoreve, ndërsa rajoni për 10 vjet duhet tërësisht të integrohet në BE.

“Ndarja është ide e keqe, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtete e tjeta të ish Jugosllavisë. Kur isha i involvuar të ndihmojë rreth Marrëveshjes së Ohrit edhe atëherë kam qenë kundër ndarjes së Maqedonisë, pasi që konsideroja se kjo është ide e keqe për Maqedoninë, maqedonasit, shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët”, deklaroi Surroi.

Surroi, i cili njëherit është edhe publicist dhe analist i njohur, thekson se është e nevojshme prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë edhe në 12 muajt e ardhshëm, si një ndër garantët më të mëdhenj të integritetit territorial dhe sovranitetit.

Mungesa e vullnetit politik dhe korrupsionit janë probleme akute në Kosovë, thotë Surroi, duke shtuar se Misioni i BE-së – EULEX duhet të ndihmojë në këtë kontekst dhe t’i mbështesë institucionet kosovare. Sipas tij, 12 muajt e ardhshëm do të jenë test për demokracinë në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close