Publikuar me datën: Sat, Jun 11th, 2011

Stefanoviqi bëhet pishman për pasaportat e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor (E plotësuar) – Vetëm disa orë pas një deklarate dhënë për Radio Dukagjinin, ku është cituar të ketë thënë se së shpejti Serbia do të lejojë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Serbi me pasaporta kosovare, ai sonte e demantoi këtë. Në një deklaratë të re dhënë gazetës Blic, kryenegociatori serb në dialogun teknik me Prishtinën,
Boprisllav Stefanoviq tha se “nuk ka deklaruar që qytetarët e Kosovës munden të kalojnë në Serbi me pasaporta kosovare”.

Pos këtij mohimi, Blic nuk sjellë asnjë prononcim tjetër të Stefanoviqit lidhur me këtë demant.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi me pasaporta kosovare.

Në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, Stefanoviq ka thënë se në marrëveshjet e ardhshme do të ketë “shumë gjëra të dobishme” për të dy palët, duke mos prejudikuar me këtë rast statusin e Kosovës.

“Mund të them se ka shumë gjëra të mira nga të cilat do të kenë dobi të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirisht dhe të shfrytëzojnë të drejtat dhe dokumentet e tyre, pa prejudikim të statusit të Kosovës. Besoj se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar besim dhe fleksibilitet më të madh, pasi që, siç e dini, jemi përballuar me shumë vështirësi”, tha Stefanoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close