Publikuar me datën: Thu, Mar 25th, 2010

SOPOTASIT VIKTIMA TË KOHËS MAKABRE DERI KUR KËSHTU?

SOPOTASIT VIKTIMA TË KOHËS MAKABRE DERI KUR KËSHTU?

 Hadi Osmani

 Nëse thënia e urtë popullore thotë se “Faji është jetim”, kjo fjali ka një domethënie dhe bazament të fortë nga ajo që ndodhi me rastin e Sopotit.E gjitha ko odiseadë është stres për mbarë popullin shqiptar , e veçmas për familjarët dhe të burgosurit për gjoja vrasjen e dy ushtarëve polak të forcave të NATO-s..Hapërimet e mëtutjeshme janë ndoshta drejtësia e tyre dhe këto inskenime duhet të ndalen sa më parë.Historia ngërthen shumë të papritura në këtë rast por asnjëra nuk ka thelb të asaj që quhet drejtësi.Faktet dhe dëshmitë e reja po flasin ndryshe, ndërsa këta të gjorë po e dënojnë burgun me vite të gjata dhe të errëta.Po shohim nëpër debate dhe deklarata se deputetët të partive të ndryshme shqiptare, si Abedin Zymberi, Tahir Hani etj, tentojnë të zbradhin këtë rast, ndihmojnë në maksimumin e tyre ndërsa në anën tjetër shohim skena mizore të gjyqësisë duke i vënë në vagë sikur të jenë perime dhe i hudhin në hendekun e shtetit të ashtuquajtur- Burg.E gjitha kjo është një amulli e Gjykatës së apelit, një montim i hidhur i politikës maqedonase dhe një shans i mirë që të vërehet se sa funksionon drejtësia në Maqedoni.Në këtë rast kemi një labirinth të gjatë sepse janë përfshi interesat e klaneve të huaja shtetërore, organet e errëta të pushtetit dhe plus disa politikanë shqiptarë.Në cilën anë do gjindet rruga e labirinthit këtë e di vetëm Perëndia sepse shohim shumë paqartësi, mistere dhe paragjykime nga zgjidhja e kësaj çështjeje.Provat flasin se këta viktima nuk janë fajtorë, duhet një vëzhgim më i madh, në anën tjetër vërejmë dënim mizor të shqiptarëve, dhe e gjitha kjo është një mizori shqiptare pa pikën e fajit.Grupi punues parlamentar po punon dhe tenton të arrin në piadestalin e drejtësisë ndërsa gjyqësia rrin indiferente dhe pa përgjegjësi sepse bëhet fjalë për të pafajshëm dhe vetëm pse janë shqiptarë janë pre e këtij dënimi.Iluzionet e shtetit se gjoja ne arritëm të gjejmë drejtësinë po shkojnë në një rrugë qore që nuk e kanë idenë se sa është kjo edhe në dëm të vendit.Europa I ka të qarta të gjitha vëzhgimet që bën nga larg dhe kjo mizori do jetë një njollë e keqe e shtetit sepse vendimi i këtillë është një gënjeshtër e kulluar dhe ileqare.Naiviteti më i madh vërehet tek dënimie tyre vetëm me një dëshmi e cila ka ardhur si pasojë e dhunës fizike dhe psiqike.E gjitha kjo është gabim i gjykatës dhe dispozitave gjyqësore.Nëse bëjmë një krahasim mes jurispondencës perëndimore dhe asaj në Maqedoni do vërejmë se në këtë të fundit ka një model si në kohën e komunizmit apo thënë shkurt kohën e Titos që pa një pa dy, futeshin njerëzit nëpër burgje për gjoja nacionalizëm, iredentizëm etj.Në këtë katrahurë sikur duket po na vijnë përsëri ato ditë të zymta dhe me prapavija politike.Topin ia hudhin njëri tjetrit dhe askush nuk e mban për vehte, ndërsa në këtë rast humbës dalin sopotasit edhepse nuk kanë qenë pjestarë të lojës.Për të aritur të jesh vetvetja duhet shumë punë, mirëpo Qeveria sikur duket nuk është as vetvetja as dikush tjetër vëtëm tek ata ekzison një narcisoizëm që të vë në pah një gjendje inerte dhe të skajshme deri në pafundësi.Kryeministri Gruevski sikur rri indifferent nga kjo situatë e sopotasve,apo ndoshta I vjen ndonjë komedi e çastit dhe dëfrehet me atë që do të thotë ankth, e ankthi vërtitet tek familjarët e burgosurve.Gjykata I dënon ata me vite për një vepër që nuk e kanë kryer dhe shteti bëhet qorr e sakat, gjoja nuk vëren padrejtësitë.Të gjitha këto janë vërtetësi të kohës makabre, të cilat shpalosin në brendi shumë ngjyra të vrazhda të jetës dhe të njëjtat mbesin kujtime të hidhura në historinë shqiptare.Shpresa është e madhe , gjasat janë shumë të vogla, por jeta është e gjatë dhe uji I pastër do të del në sipërfaqe.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close