Publikuar me datën: Fri, Apr 29th, 2011

Shqiptaria duhet te jete mbi çdo fe dhe parti

Nga;Lek Mrijaj

Duke e lexuar kete poezi patriotike-shqiptare jam mese i bindur, se kombi shqiptar do te perparoj ne kuptimin patriotik-kombetar dhe kurre nuk do ti perkrahe ish okupatoret si latinet, bizantinet, shkijet, sultan – murat turk…, te cilet jovetem se na kishin okupuar ateher, por na penduan, …duke perdhunar femra, duke i varur e prere ne fyte stergjysherit tanë, duke na shfarosur ne menyra me te egra – barbare dhe tani ca njerze kanë guzim te festojne festa aziatike- latine- bizantine mbi varret, mbi gjakun e nenave dhe motave, vllezerve iliro-shqiptar.

Valle si do ta ndiheshim ne vetete veten, nese nipat tan, do ti festonin festa e shkijeve para varrezave tona, pase 100 viteve.

Valle si po ndihen sot stergjysherit … tanë, kur disa po festojne festat e ish okupatoreve- po ah nuk ka gje me te turpshe ne kete bote – po cka ta bene i yti, nuk ta bëne kurre ase armiku me i eger ne bote.

E i lumte goja keti atdhetari z.Vaso Pasha, per keto fjale te verteta, qe kan nje vlere te perhershme per breza qe vijne…

SHQIPTARIA eshte feja dhe partia e shqiptarit. Me ndimen e Zotit, do ta shehe Kombi Shqiptar driten e vertete te zhvillimit dhe perparimit karshi territ dhe mjegulles qe eshte tani ne hapesiren shqiptare.

Lexoni, mburreni, qani me lote ne sye, qani me zemer si ateher nanat tona, qani per mospermbushjen e beses se te pareve tanë edhe sot ne shek. XXIO, qani , qani , qani …!!!!

O Moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.\

Ke pasë shumë t’mira e begati,

Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti

Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun

E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.

Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,

I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;

Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,

Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

 

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

 

i mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s’të ka mbetun as em’n as besë;

Vet e ke prishun për faqe t’zezë.

Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;

Ca thone kam fè ca thonë kam din;

Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,

Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,

Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni,

Besën e t’parëve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndër leqe!

Qani ju trima bashkë me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!

E s’i ka mbetun as bukë as mish,

As zjarm në votër, as dritë, as pishë;

As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

Por asht rrëxue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M’ata sy t’bukur q’dini me qa,

Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,

Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;

Ka mbet e vejë si grue pa burrë,

Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë

Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?

Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,

Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?

Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do

Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!

Para se t’hupet kështu Shqypnia,

Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,

Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,

Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë

Kush mos na e preki, se desim t’tanë

Të desim si burrat që vdiqnë motit

Edhe mos marrohna përpara zotit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close