Publikuar me datën: Tue, Feb 8th, 2011

Server: Kosova të kërkojë njohje nga Serbia

Prishtinë, 8 shkurt – “Opsioni i ndarjes së veriut është qëllim i Serbisë në bisedime, por kjo është një ide, së cilës asnjëherë nuk do t’i vijë koha e realizimit”, tha Server, në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën.
Eksperti i mirënjohur amerikan, Daniel Server, tha se në dialogun e ardhshëm, Kosova duhet të kërkojë njohjen e pavarësisë nga Serbia.

“Opsioni i ndarjes së veriut është qëllim i Serbisë në bisedime, por kjo është një ide, së cilës asnjëherë nuk do t’i vijë koha e realizimit”, tha Server, në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën. Sipas tij, prania amerikane në bisedime është vendimtare, pavarësisht nga lidershipi evropian.

I pyetur se për çfarë qeverie ka nevojë Kosova aktualisht, Server përmendi si kriter të parë që të ketë shumicën në Kuvend. Nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të duket kjo shumicë, por sipas Kushtetutës, parashihet përfshirja e pakicave dhe kjo, sipas meje, është diçka shumë e mirë. Përtej kësaj, është e vështirë, në këto ditë, të parashikohet se si saktësisht do të duket Qeveria e re e Kosovës, dhe nuk mendoj se është e dobishme që të bëjmë parashikime të tilla. Mendoj se kjo është çështje me të cilën duhet të merren vetë kosovarët dhe ne duhet t’i lëmë që të negociojnë dhe të marrin vendime.

Se a është momenti i duhur për fillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, Daniel Server
thotë se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojnë. Në Prishtinë ka shumë njerëz skeptikë rreth fillimit të bisedimeve, pasi nuk shohin përfitime për Kosovën nga këto bisedime, ndërsa, në anën tjetër, shohin shumë mirë përfitimet që do të ketë Serbia. Beogradi, përmes këtyre bisedimeve, do të provojë të sigurojë më shumë kredibilitet në kandidaturën për integrim në Bashkimin Evropian. Mirëpo, në këtë drejtim ka shumë çështje praktike që e pengojnë zhvillimin e Kosovës, përfshirë këtu çështjen e eksportit në Serbi. Për mua është krejt e natyrshme që dy kryeqytetet të diskutojnë rreth caktimit të kufirit të përbashkët, kudo qoftë ai kufi, etj. Dy kryeqytetet nuk duhet vetëm të flasin por edhe të fillojnë të zgjidhin problemet e shumta që kanë me njëri-tjetrin. E kuptoj qasjen e Kosovës për këtë çështje dhe mendoj se Kosova duhet të jetë e përgatitur të kërkojë çfarëdo që dëshiron në këto bisedime. Sipas meje, çështja që dëshirohet më shumë, është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe nuk mendoj se njerëzit duhet të përmbahen nga kërkesa për atë që vërtet e duan.
Ai po ashtu e ka quajtur “më idealist se unë” atë që thotë se nuk do të përmendet ndarja e Kosovës në takimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është plotësisht e qartë se ky është njëri ndër qëllimet e Beogradit, dhe unë nuk kam ndonjë kundërshtim nga ngritja e kësaj çështjeje nga Beogradi në takimet me Prishtinën, qoftë në tryezën e bisedimeve, apo nëpër korridore. Mirëpo, unë mendoj se kjo është një ide shumë e keqe. Është ide shumë e keqe për Serbinë, është ide shumë e keqe për Kosovën dhe mendoj se Beogradi duhet ta ketë parasysh se, çfarëdo që mund të kërkoj për pjesën veriore të Kosovës – do të gjenden politikanë në Prishtinë të cilët do të kërkojnë të njëjtat gjëra për Luginën e Preshevës. Këto situata nuk janë plotësisht analoge dhe disa forca politike do të mundohen që këtë ta bëjnë të qartë dhe, prandaj, nuk mendoj se për këtë çështje do të ketë marrëveshje. Kjo për arsye se Serbia nuk do ta jep Luginën e Preshevës. Por, miqësisht thënë: madje edhe në situatën kur Prishtina dhe Beogradi do të mund të merreshin vesh, atëherë do të duhej të garantonin se zgjidhjet e tilla nuk destabilizojnë zona tjera në Ballkan, sidomos Maqedoninë dhe Bosnjën. Pra, mendoj se për këtë çështje nuk do të ketë marrëveshje dhe prandaj nuk u frikësohem diskutimeve për këtë çështje. E konsideroj ide të cilës asnjëherë nuk do t’i vij koha e vet.

Për problemin e veriut, nëse sheh vullnet dhe gatishmëri nga Prishtina dhe Beogradi, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë, për zgjidhjen e tij Daniel Server rikujtoi se ka pasur hezitim të madh nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por thënë sinqerisht, hezitime ka pasur edhe Beogradi edhe Prishtina. Vetë Prishtina nuk dëshiron të ndërmarr diçka që do të provokonte situatën. Në anën tjetër, Beogradi nuk e di se çfarë duhet bërë, por e kupton shumë mirë se kjo po bëhet zonë ku nuk sundon ligji dhe vend potencial për destabilizim, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Shpresoj që të shohim më shumë veprim të EULEX-it në veri, dhe shpresoj që Beogradi dhe Prishtina ta kuptojnë domosdoshmërinë e forcimit të sundimit të ligjit në veri. Në fakt, nuk shoh ndonjë kërkesë të Serbisë për veriun e Kosovës, e që nuk është plotësuar gjerë më tani, nga plani i Ahtisarit. E vetmja gjë për të cilën Beogradi mund të jetë i shqetësuar për atë pjesë, është veprimi i strukturave, apo institucioneve të veta, për të cilat kërkon garanci.
Daniel Server thotë se parapëlqen që Prishtina dhe Beogradi të takohen drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës. Mirëpo, tashmë veç është vendosur që Bashkimi Evropian të udhëheq ndërmjetësimin e bisedimeve. Mendoj se prania amerikane është e rëndësisë jetike dhe do të ishte gabim që Evropa të procedonte pa praninë amerikane. Me sa kam kuptuar, lidershipi evropian do të sigurojë pjesëmarrjen amerikane dhe mendoj se kjo është diçka e mençur.
Në trevjetorin e shpalljes së Pavarësisë, institucionet e Kosovës, tha ai, prioritet kryesor duhet të kenë të qeverisurit mirë. Kjo  do të thotë që të krijohen mekanizma për zgjedhjet, të cilat do të funksionojnë mirë radhën e ardhshme. Të qeverisurit mirë do të thotë të luftohet korrupsioni; do të thotë që njerëzit në Kosovë të mos tërhiqen nga politikanët të cilët jetojnë përtej mjeteve që fitojnë; do të thotë të sigurohen kushte për mjedisin e mirë të investimeve të huaja në Kosovë; do të thotë të garantohet siguria e pakicës serbe dhe të tjerëve në Kosovë, të trajtohen mirë në institucionet e Kosovës. Në këtë drejtim, pjesëmarrja e serbëve në institucionet e Kosovës, duhet të shtrihet edhe tek serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Të gjitha këto gjëra nënkuptojnë të qeverisurit mirë. Dhe, duke qeverisur mirë, Kosova do të sigurojë edhe më shumë njohje dhe do të tejkalojë pengesat në procesin e liberalizimit të vizave.
Daniel Server në intervistën për Radio Kosovës ka shfaqur bindjen se do të ndodhin njohje të reja të Kosovës. Ai është shprehur se pret që edhe të pesë vendet e BE-së t’i bashkohen konsensusit të 22 të tjerave, ashtu si kanë bërë në vjeshtë, kur e detyruan Beogradin që të pranojë një rezolutë relativisht të mirë për Kosovën, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Për vetë pesë vendet e mbetura të BE-së, vështirësohet edhe më shumë puna, në rast se Kosova nuk qeveriset mirë. Dhe, të qeverisurit mirë, gjithashtu, do të thotë bashkëpunim i plotë me hetimet rreth akuzave për trafikim organesh.

Raporti i Dick Martyt, sipas Serverit, ka dëmtuar imazhin dhe kredibilitetin e Kosovës.
E vetmja kundërpërgjigje, në këtë rast, është hetimi i plotë dhe i besueshëm. Të gjithë ne dhe të gjitha institucionet tona qeverisëse, ndodh të përballen me akuza të ndryshme dhe qasja më e mirë në këto situata në shoqëritë demokratike, janë hetimet e plota, të cilat do të arrijnë në konkluzione serioze rreth pyetjeve: a ka pasur krim dhe kush janë përgjegjësit? Mendoj se zoti Marty ka bërë gabim që në mënyrë të përsëritur në raportin e tij fajëson njerëz dhe institucione të caktuara, përderisa nuk ka zhvilluar hetime të duhura, përfundoi Server intervistën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close