Publikuar me datën: Wed, Jun 15th, 2011

Serbia ka aspirata territoriale në Kosovë

Washington, 15 qershor – James Hooper, analist dhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thotë se Serbia në periudhën e ardhshme do të jetë e preokupuar me çështjen e kufijve shtetërorë.

“Mendoj që elita politike serbe akoma nuk ka heqë dorë nga përpjekjet që të bashkojë territore shtesë. Kjo ka të bëjë me pjesë të territorit të Kosovës si dhe pjesë të territorit të BeH”, tha Hooper në një intervistë për shërbimin serb të “Zërit të Amerikës”.

Sipas tij, gjithnjë ndërsa aspiratat e tilla ekzistojnë do të ekzistojë edhe rreziku nga shpërthimi i dhunës së re, luftës së re, si dhe rreziku i minimit të lidhjeve të Beogradit me Bashkimin Evropian dhe me SHBA-në, që kanë avancuar nga largimi i Millosheviqit deri më sot”.

Megjithatë Hooper nuk beson që ambiciet e tilla territoriale janë reale. “Mendoj se ato vetëm mund të shërbejnë si bazë politike për të qëndruar dhe për ta mbajtur pushtetin brenda Serbisë. Bëhet fjalë për qëndrime të elitës politike, e jo të njerëzve të zakonshëm”, thotë Hooper.

Edhe pse elita politike flet për rrugën drejt Evropës, thotë ky analist, dihet mirëfilli se tani kryesisht merret me çështjen e kufijve shtetërorë, transmeton Qik.

“Kjo temë e cila deri vonë ishte objekt i diskutimeve në kuluaret politike, ka dalë në publik madje nga ana e zëvendëskryeministrit të qeverisë serbe Ivica Dacic”, tha Hooper.

Në fund ai rikujtoi se politika e cila shpie në të ardhmen prosperuese evropiane të Serbisë nënkupton marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë Kosovën dhe BeH, tha analisti James Hooper, i cili aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të organizatës PILP e cila u ofron shërbime juridike falas qeverive dhe shteteve të angazhuara në negociata paqësore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close