Publikuar me datën: Tue, Jun 14th, 2011

Serbët bllokojnë magjistralen Mitrovicë – Zveçan

Mitrovicë, 14 qershor – Qindra serbë të veriut të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rreth mesditës magjistralen Mitrovicë-Zveçan, duke kundërshtuar rotacionin e paralajmëruar të komandantëve të stacioneve policore në veri të Kosovës, njofton Kosovapress.

Në lajmin se komandanti Dragan Stefanoviq nga Leposaviqi, ka marrë detyrën e re në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, protestuesit kanë bllokuar rrugën për në hyrje të këtij stacioni policor.

I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka thënë se rreth rotacionit eventual të komandantëve policorë në veri, duhet të arrihet marrëveshje me vetëqeverisjen lokale, dhe se qytetarët me tubimin e tyre kanë treguar se nuk pranojnë veprimet e njëanshme të Prishtinës.

“Kjo është për fat të keq edhe një tentim nga ana e Prishtinës që të destabilizojë situatën në veri”, tha ai, duke shtuar se në bazë të informatave me të cilat disponon ai, tek ura lindore e Ibrit janë rreth 15 automjete të Policisë së Kosovës, përkatësisht të njësisë speciale ROSU, të cilat kanë qenë të gatshme për të intervenuar.

Sipas tij, ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e EULEX-it që të mos lejojnë hyrjen në veri të njësisë ROSU, sepse kjo mundë të shkaktojë përleshje serioze.

“Kemi marrë premtime se pjesëtarët e ROSU-së nuk do të hynë në veri, ndërkohë që me kërkesën tonë, nga stacioni policor në veri të Mitrovicës është tërhequr komandanti i sapo emëruar, Dragan Stefanoviq, i cili ka premtuar se nuk do të kthehet më”, ka thënë Pantiq.

Ai ka paralajmëruar se nëse përsëritet një skenar i tillë i rrotacionit të komandantëve, do të ketë bllokadë 24 orëshe të rrugëve nga ana e qytetarëve serbë.

Ndryshe, pas një orë bllokade, magjistralja është liruar dhe protestuesit janë shpërndarë të qetë, ndërsa Stefannoviq ka kaluar në stacionin policor në jug të Mitrovicës.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, ka konfirmuar se rreth orës 11.30, 200 deri 300 qytetarë serbë kanë protestuar kundër rrotacionit në strukturën komanduese të policisë së Kosovës në veri.

“Diku rreth orës 13.00, protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident”, ka thënë Hoti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close