Publikuar me datën: Mon, Feb 7th, 2011

Rada nuk e pranon Thaçin, qeveria brenda 10 ditësh

Prishtinë, 7 shkurt – Bartësja e Listës Unike serbe, Rada Trajkoviq, i ka deklaruar KiM Radios se personalisht nuk do të mbështesë qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës do të jetë Hashim Thaçi, por përfaqësuesit e tjerë të partive serbe në Kosovë janë gati të bëhen pjesë të qeverisë së Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kur pritet të fillojnë edhe negociatat për qeverinë e re. Siç transmetojnë njoftimet nga Kosova dy agjencitë serbe të lajmeve, FoNet e Beta, serbët do të marrin pjesë në qeverinë që do të dalë nga këto zgjedhje. PDK e Hashim Thaçit ka marr më së shumti vota dhe ky përmendet si mandatari i sigurt i qeverisë së ardhshme. Thaçi në fund të javës që e lamë, deklaroi se Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës do të konstituohen para 17 shkurtit, përkatësisht Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve duhet të konstituohet Parlamenti i Kosovës, që është parakusht për zgjedhjen e kryetarit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Mediet e Prishtinës kanë njoftuar se brenda PDK-së një numër i madh anëtarësh me shumë ndikim angazhohen që ushtruesi aktual i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të zgjidhet për president të vendit.
Si partner koalicioni i PDK-së përmendet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re dhe partitë e pakicave. Sipas spekulimeve të sotshme nëpër media, me qëllim të përmbushjes së kërkesave nga të gjithë partnerët e koalicionit, numri i ministrive do të rritet nga 18 në 21, se do të ketë 4 zëvendëskryeministra, nga të cilët një do t’u takojë pakicave.
Bartësja e Listës Unike Serbe, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se ajo personalisht nuk do të mbështesë qeverinë e Kosovës, në krye të cilës do të jetë Hashim Thaçi, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera serbe në Kosovë janë të gatshme të marrin pjesë në qeverinë e Kosovës.
“Disa anëtarë të Listës Unike Serbe, përkundër marrëveshjes së brendshme partiake kanë pasur disa takime me Thaçin. Do të takohemi dhe të bisedojmë, por unë personalisht as do të marrë pjesë në negociata, as të mbështes qeverinë e Thaçit”, citojnë agjencitë deklaratën e Rada Trajkoviqit thënë KiM Radios.
Partia e Pavarur Liberale ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në qeverinë e Kosovës dhe se në këtë legjislativ pret numër më të madh ministrish se përpara.
Drejtori politik i liberalëve, Dalibor Jeftiq, ka rikujtuar se në qeverinë e deritashme kjo parti ka pasur dy ministri, kurse tash presim së paku tri.
“Dëshirojmë të marrim resoret, përmes të cilave do të mund t’i ndihmojmë më së pari komunitetin serb në Kosovë, e pastaj të gjithë qytetarët”, ka thënë Jeftiq.
Qeverinë e Hashim Thaçit do ta mbështesë edhe Partia Demokratike Serbe e Kosovës e Metohisë, ka paralajmëruar kryetari i kësaj partie, Sasha Gjokiq.
Gjokiq në një deklaratë dhënë KiM Radios ka deklaruar se është herët të flitet rreth asaj nëse kjo parti do të marrë ndonjë pozitë ministrore dhe se duhet të priten negociatat dhe të shihen të gjitha ofertat, citojnë këto agjenci.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close