Publikuar me datën: Fri, Mar 18th, 2011

Qeveria e shqetësuar me arrestimet nga EULEX-i

Prishtinë, 17 mars – Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate, ka shfaqur shqetësimin me arrestimet e djeshme të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i, me akuzën për krime të luftës.
Në deklaratë thuhet:  Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e inkurajuar me bashkëpunimin e të akuzuarve me autoritetet e drejtësisë, dhe është e bindur se kjo është mënyra e duhur për të dëshmuar pafajësinë dhe luftën e drejtë që kemi bërë për lirinë e vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët e Kosovës, të cilët me plotë të drejtë janë të brengosur dhe të indinjuar me këto veprime, që të përmbahen dhe të kenë besim në pafajësinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtësisë, përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close