Publikuar me datën: Wed, Feb 23rd, 2011

Presidenti i sapozgjedhur pa biografi zyrtare

Prishtinë, 23 shkurt  – Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Behgjet Pacolli ende nuk ka publikuar ndonjë biografi zyrtare të tij, ndonëse do të ishte e domosdoshme në rastet aq solemne si kjo e djeshmja, tërheq vëmendjen QIK-u. Madje edhe gjatë arsyetimit për kandidatin e nominuar për president nga AKR, që e bëri deputeti Ibrahim Makolli, ai nuk e pa të udhës që të lexojë një biografi sado të shkurtër të Behgjet Pacollit. Ai tha vetëm se në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, Behgjet Pacolli është kandidat i propozuar për president nga koalicioni qeveritar, me nënshkrimet e 67 deputetëve! Ndonëse Departamenti i informacionit dhe i komunikimit me publikun pranë Presidencës, menjëherë pas zgjedhjes së Pacollit, është vënë në shërbim të tij dhe ka publikuar fjalimin inaugurues të Presidentit dhe urimet që mori, si dhe agjendën për ditën e sotme, por në faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës nuk ka publikuar biografinë e shefit të shtetit. Shtypi i sotëm ka publikuar biografi të Pacollit si ka ditur dhe ka mundur, por jo ndonjë biografi zyrtare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close