Publikuar me datën: Sat, Jun 25th, 2011

Policia serbe s’e toleron flamurin kosovar

Prishtinë, 25 qershor – Policia e Serbisë do të arrestojë tifozët e Shkëndisë së Tetovës, nëse ata shfaqin flamurin e Kosovës gjatë ndeshjes kundër Partizanit në Beograd. Kështu të paktën kanë shkruar të premten mediumet serbe, duke u bazuar në burime nga policia. Shkëndija më 12 korrik do të luajë në Beograd kundër Partizanit, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 korrik në Shkup. Shkëndija është kampione e Maqedonisë dhe për herë të parë paraqitet në gara evropiane.

Tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, kanë njoftuar se do udhëtojnë në Beograd për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës. Pritet që në Beograd të udhëtojnë rreth 700 tifozë të klubit shqiptar nga Tetova.

“Shkelja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë nuk do të tolerohet. Nëse dikush mendon që në Beograd mund të valëvitë flamurin e shtetit joekzistues të Kosovës, gabon rëndë. Mysafirët janë të mirëseardhur që me anim korrekt të përkrahin Shkëndijën, por kjo është Serbia, e cila si çdo vend tjetër evropian ka drejtë të mbrojë kushtetutën e saj. Njëjtë siç do të reagonte çdo polici, ashtu do të reagojë edhe MPB e Serbisë që do të burgosë secilin që shfaq atë flamur”, ka cituar gazeta serbe “Kurir”, një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Në të vërtetë, ndeshjet mes Shkëndisë dhe Partizanit vlerësohen me rrezikshmëri të lartë. Nuk përjashtohet mundësia e ardhjes deri te ndonjë incident në mes tifozëve.

Udhëheqës të grupit të tifozëve të Shkëndisë, “Ballistët”, kanë bërë të ditur se flamuri i Kosovës do të jetë pjesë e koreografisë që ata do të shfaqin në stadiumin e Partizanit në Beograd. “Ballistët” janë grupi më i madh i tifozëve shqiptarë në Maqedoni. Janë formuar në vitin 1992. Përveç Shkëndisë përkrahin edhe kombëtaren e Shqipërisë. Ngjyrat e këtij grupi janë kuq e zi, ashtu si ngjyrat e Shkëndisë së Tetovës.

“Ne jemi duke përgatitur një koreografi të cilën do ta shfaqim në Beograd. Pjesë e koreografisë natyrisht që është edhe flamuri i Kosovës. Me ngritjen e flamurit të Kosovës ne tregojmë vetëm një realitet, ekzistimin e shtetit të Kosovës, asgjë më shumë. Flamurin e Kosovës do ta ngremë lart edhe nëse rrezikojmë të burgosemi nga policia serbe”, ka thënë të premten Valdrin Asani, njëri prej udhëheqësve të tifo-grupit “Ballistët”. Ky grup pret që në ndeshjen e kthimit ta ngjyrosin kuq e zi stadiumin e Shkupit. “Ballistët” presin që në ndeshjen e dytë mbi 90 për qind e tifozëve në stadium të jenë shqiptarë dhe të përkrahin Shkëndijën. Grupi nga Tetova ka ftuar edhe grupet e tifozëve nga Kosova e Shqipëria që të përkrahin Shkëndijën në ndeshje me Partizanin.

“Kjo është hera e parë pas luftërave që një ekip shqiptar takohet me një ekip serb në gara evropiane. Do të jetë rast i mirë për tifozët shqiptarë për të dëshmuar se sa vlejmë”, ka theksuar Asani.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close