Publikuar me datën: Fri, Feb 26th, 2010

Pesë fitues të konkursit letrar “Pavarësia”

Poetja nga Shqipëria, Etleva Tafa, është zgjedhur fituese e konkursit letrar për poezi, “Pavarësia”, i cili u organizua me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve. Në një ceremoni të mbajtur të enjten në Institutin Albanologjik të Prishtinës, drejtues të këtij Unioni shpallën fituesit e  çmimit “Pavarësia”.
Juria në përbërje të shkrimtarëve: Prend Buzhala, Gani Xhafolli dhe Reshat Sahitaj, morën vendim që çmimi i dytë të ndahej nga shkrimtarët Gjon Gjergji dhe Riza Grajçevci, përderisa vendi i tretë u takoi autorëve Sabit Zeneli dhe Shabaze Vishaj.
Me këtë rast, kryetari i Unionit të Shkrimtarëve dhe i Kritikëve, Reshat Sahitaj, ka shpjeguar arsyen e organizmit të një konkursi të tillë.
“Ky konkurs letrar i organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve është bërë me qëllim të nderimit për të zhdukurit dhe dëshmorët që humbën jetën gjatë luftës”, ka thënë Sahitaj.
Autorja Etleva Tafa, e cila me poezinë “Abel”, u shpërblye me çmimin e parë të konkursit letrar “Pavarësia”, është shprehur e kënaqur me vlerësimin që i është bërë. “Ndihem shumë e lumtur që kam marrë një çmim të tillë në Kosovë”, ka thënë Tafa.
Tutje, ajo ka folur më shumë lidhur me poezinë, për të cilën është shpërblyer. “Kjo është një ndër poezitë e vëllimit ‘Qyteti pa mure’ që i kushtohet komplet luftës së zhvilluar në Kosovë, kur unë kam punuar gazetare dhe kam njohur shumë luftëtarë të lirisë së Kosovës, ndër to ishte edhe poezia kushtuar Bekim Berishës që unë pata nderin ta recitoja në ditën e pavarësisë”, ka thënë ajo.
Me këtë rast, në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt orë letrare, në të cilën shkrimtarë të shumtë lexuan poezitë e tyre kushtuar të zhdukurve dhe dëshmorëve të luftës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close