Publikuar me datën: Fri, Dec 9th, 2011

Përplasje me armë zjarri afër Lagjes së Boshnjakëve

Mitrovicë, 9 dhjetor – Një luftim i ashpër me armë zjarri në mes të grupeve kriminale serbe është regjistruar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, kur një grup ka sulmuar nga një ndërtesë në afërsi me armë zjarri objektin e zjarrfikësve, si dhe Qendrën Koordinuese Serbe për Kosovën, që janë ngjitur njëra me tjetrën, raportoi portali lajmeshqip.

Po ashtu, nga këto objekte ka ardhur edhe përgjigja me armë zjarri kundër sulmuesve.

Në këto dy objekte gjenden mbi 20 pjesëtarë të njësisë paramilitare serbe ‘Shigjeta’, të cilët ndërhyjnë në raste emergjente kur KFOR-i apo EULEX-i tentojnë të largojnë ndonjë barrikadë apo kur është e nevojshme ndonjë ndërhyrje e grupeve kriminale serbe kundër shqiptarëve.

Burimet kanë precizuar se ‘Shigjeta’ janë duke përkrahur vijën e strukturave radikale serbe që janë kundër largimit të barrikadave, ndërsa sulmi është kryer nga ana e grupeve që janë për largimin e barrikadave dhe marrjen në dorë të tërë  kontrabandës në veri të Kosovës.

Për momentin nuk dihet nëse ka pasuar të vrarë apo të plagosur në mes të serbëve.

Në anën tjetër, kryetari jo legjitim i Mitrovicës për këto të shtëna ka thënë se kanë qenë të drejtuara kundër tij.

Sipas medieve serbe, ndërkaq, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri sonte rreth orës 18 e 30 minuta drejt zyrës së kryetarit jo legjitim të pjesës veriore të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq (në foto).

Si i deklaroi ai agjencisë Beta, në momentin e sulmit në zyrë ishte drita e ndezur dhe sulmuesit kanë menduar se ai gjendet brenda. Shtoi se është shtënë me katër plumba dhe se gëzhojat e tyre janë gjetur në pjesën jugore të Mitrovicës., në afërsi të ursë së vogël që lidh pjesën jugore me lagjen “Tre soliterët”.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe kanë thënë se sulmi është kryer nga pjesa jugore e qytetit dhe se me këtë rast është përdorur municion kinez”, tha Pantiq.

Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se shqiptarët nuk duan që serbët ë jetojnë në Kosovë, duan që t’i spastrojnë këto hapësira nga serbët dhe që me dhunë t’i integrojnë në institucionet e veta e të kryejnë shqiptarizimin në veri”.

Si transmeton gazeta Blic, kjo është hera e dytë që sulmohet ndërtesa e Kuvendit në 20 ditët e fundit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close