Publikuar me datën: Mon, May 28th, 2012

Për zbutjen e tensioneve ndëretnike, miliona investime

Miliona euro do të investohen në Mitrovicë në disa projekte, kryesisht sportive e kulturore, që po mbështeten edhe nga Komisioni Evropian. Kryeministri Thaçi vuri gurin e themelit të qendrës, e cila do të ketë disa fusha sportive dhe disa ambiente kulturore në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë. Ministri Memli Krasniqi, kryetari Avni Kastrati e zyrtari nga Komisioni Evropian e nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për këtë projekt si dhe projektin për rinovimin e qendrës sportive “Minatori”, si dhe një qendre afariste të cilat kushtojnë hiq më pak se 23 milionë euro. Këto projekte vetëm se kanë filluar, ndërkaq brenda dy vjetëve të ardhshëm në Mitrovicë do të derdhen afro 50 milionë euro, ka paralajmëruar kryetari Kastrati. E Kristof Shtok nga KE-ja, e cila i mbështeti projektet me rreth 11 milionë euro, tha se sporti i bashkon njerëzit.

Qyteti i Mitrovicës do ta ketë qendrën më të madhe sportive në vend. Projekti mbi 20 milionësh, që parasheh ndërtimin e një qendre multi-funksionale me terrene të shumta sportive, një qendre afariste dhe renovim të plotë të palestrës së sportit “Minatori”, ka nisur sot edhe zyrtarisht se implementuari. Kanë qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri Memli Krasniqi, Shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian, Christof Stock dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Avni Kastrati që kanë vënë gurthemelin e këtij projekti. MKRS për këtë projekt ka ndarë 8 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër është financim nga Komisioni Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij, vlerësoi se ky projekt është një ngjarje shumë më rëndësi për sportin dhe sportdashësit në Kosovë. Ai tha se përveç krijimit të një fryme të dialogut dhe dashurisë mes njerëzve të këtij qyteti, pa dallim, këto projekte do të ndihmojnë shumë edhe në zhvillim ekonomik lokal dhe krijim të vendeve të punës. Ai pohoi se Mitrovica do të jetë gjithmonë në fokus të Qeverisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës i ka vënë vetës objektivë të saj kryesore zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj, edhe këto projekte janë tejet të rëndësishme dhe i kontribuojnë zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të Kosovës. Investimet e tilla do të mbeten ashtu edhe siç janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar kushte dhe favore sa më të mira për mijëra talente të Mitrovicës dhe mbarë Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi, teksa ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës.

Memli Krasniqi theksoi se këto projekte dëshmojnë për një vëmendje të veçantë të institucioneve karshi qytetit të Mitrovicës.

“Prania jonë sot këtu, ku po nisim ndërtimin e një qendre multi-funksionale që arrin një investim shumë-milionësh besoj është dëshmia më e mirë për përkushtimin tonë për të investuar shumë në këtë qytet, për të bashkuar të rinjtë pa dallim, për ta bërë atraktive jetën e tyre dhe për të zgjeruar mundësitë e të gjithëve për të shprehur talentin dhe pasionin e tyre. Besoj se gradualisht njerëzit e këtij qyteti, andej dhe këndej lumit, do të lënë anash paragjykimet për njëri tjetrin, për të shikuar drejt së ardhmes më të mirë për të gjithë”, tha ministri në fjalën e tij, duke falënderuar edhe ai Komisionin Evropian për gatishmërinë e vazhdueshme që të mbështesë projektet që bëjnë më të mirë jetën e qytetarëve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close