Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

Për “dhuratën” që mori, Lala sakrifikoi shumë për Hannoverin

Hannover, 13 maj – Mesfushori shqiptar Altin Lala ka sakrifikuar shumë duke i mbetur besnik skuadrës së Hannoverit. Ai ishte kërkuar në të kaluarën nga skuadrat e mëdha gjermane si Hamburgu, Stuttgarti, Hertha e Kaiserslauterni, mirëpo nuk është pishman për asgjë, pasi tani kur ka mbushur 35-vjeç, Hannoveri po ia jep mundësinë të garojë në Evropë, gjë që s’e kishte bërë as në kulmin e karrierës.
“Kam pasur mundësi të luaja në skuadra të mëdha, kam pasur oferta nga skuadra të mëdha gjermane, që do të më mundësonin të luaja në Evropë thuajse çdo vit. Por, unë kam bërë një zgjedhje në karrierën time dhe ajo ishte që të qëndroja në Hannover. Kam sakrifikuar ekonomikisht për të qëndruar te Hannoveri, pasi kam dashur të ndihem mirë gjatë gjithë kohës. Kam pasur mbështetjen dhe respektin e madh të të gjithëve dhe kjo ka mjaftuar për mua që të qëndroja te Hannoveri edhe në kulmin e karrierës”, ka thënë Lala, të enjten për gazetën tiranase “Sportexpres”.
Lala me Hannoverin, të mërkurën, e vazhdoi kontratën edhe për një stinor. Reprezentuesi i Shqipërisë është ikonë e Hannoverit, pasi në këtë skuadër gjendet që nga vera e vitit 1998. Për shumë kohë ishte edhe kapiten i ekipit.
“Jam shumë i kënaqur që do të mbetem në Hannover. Doja të luaja edhe një stinor dhe në fakt nuk ka qenë e vështirë të arrija akordin me Hannoverin. Ky është klubi i karrierës sime, kam luajtur shumë gjatë këtu. Unë jam i ndërgjegjshëm që jam 35-vjeçar. Bisedova edhe me trajnerin Mirko Slomka dhe ai më bëri të qartë pozitën time në klub. Unë nuk nisem si një futbollist stoli, përkundrazi do të luftoj sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar vendin e titullarit. Klubi ka fituar të drejtën të luajë në Ligën e Evropës kështu që do të ketë më shumë ndeshje edicionin e ardhshëm”, ka thënë Lala. “Natyrisht nuk kam aspak dëshirë që të përfundoj dhe të bëhem barrë për klubin apo kombëtaren. Nga futbolli dua të largohem në mënyrë të denjë, si një lojtar ende i vlefshëm”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close