Publikuar me datën: Sun, May 23rd, 2010

Pas 92 vjetësh zbulohen eshtrat e viktimave të masakrës së Dushit

Gjurgjevik i Madh, 23 maj – Familja Dushi nga fshati Gjurgjevik i Madh i Klinës, ka arritur të gjejë eshtrat e 22 anëtareve të ve, pas më shumë se 92 vjetësh kërkime.
Zeqir Isuf Dushi, tani me banim në Durrës, nuk ka mundur të përmbahet nga lotët pas zbulimit të eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë e të masakruar nga Serbia e parë, në vitin 1918, në Gjurgjevik të Madh të Klinës.
Ushtria e Serbisë në përpjekje për thyer rezistencën e çetave çlirimtare të Sadik Ramë Gjurgjevikut dhe Azem Bejtë Galicës dhe humbjeve të mëdha që kishin pësuar në luftën e Pogragjës, në Gjurgjevik të Madh, në shenjë hakmarrje për humbjet e tyre, masakroi dhe i djegi në shtëpinë e tyre 22 anëtarët e familjes së Zeqir Isuf Dushit, ndërkohë që nga kjo familje vetëm dy nga vëllezërit Rexha dhe Zeqiri kishin shpëtuar. Zeqir Isufi i ndihmuar edhe nga vëllezërit dhe bashkëfshatarët e Dushit dhe Gjurgjevikut të Madh, të shtunën pasdite ka gjetur eshtrat e 22 anëtarëve të familjes së tij, po në ketë fshat.
”Qysh moti nuk mund të rrija rehat pasi që babai më kishte treguar për historinë e familjes sonë. Ne, në vitet 20-ta të shekullit të kaluar u vendosëm në Shqipëri, për të shpëtuar Rexhën dhe Bajramin që ndiqeshin nga autoritetet e Serbisë, që tashmë kishte okupuar Kosovën “, tregon Dushi. “Tani, pas çlirimit të Kosovës, u kthyem dhe e ngritëm një lapidar, por e gjithë puna nuk ishte kryer, pasi dëshironin të gjenin diçka nga mbetjet mortore, në vendin ku ata ishin vrarë dhe t’i rivarrosnim, ashtu siç e meritojnë” , thotë Isufi.
Rivarrimi i eshtrave të 22 anëtarëve të familjes Dushi do të behët më 29 maj në vendin ku ishin ekzekutuar, pran lapidarit të ngritur në shenjë përkujtimi për ta.
Masakra e Dushit konsiderohet nga më të mëdhatë që kanë ndodhur në këtë anë, të shkaktuara nga forcat serbe. Në vitin 1918 këtu u vranë: Isuf Dushi, Hake Dushi, Hanife Dushi, Sejdi Dushi, Ruke Dushi, Faze Dushi, Shaban Dushi, Fatime Dushi, Deli Dushi, Mihane Dushi, Ali Dushi, Fazile Dushi, Mejreme Dushi, Ymer Dushi, Haxhi Dushi, Miftare Dushi, Kade Dushi, Shote Dushi, Istref Dushi (pesë vjeçar), Dinore Dushi dhe Bardha Dushi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close