Publikuar me datën: Fri, Nov 26th, 2010

Pacolli premton: Kosova në KB në shtator 2011

Prishtinë, 25 nëntor – Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për emisionin “Rubikon” në KTV,   ka premtuar se nëse ata marrin qeverisjen pas zgjedhjeve të ardhshme, Kosova në shtator të vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara.
Pacolli ka premtuar njohje të shumta, nëse koalicioni i tij merr qeverisjen.

Lideri i AKR-së  nuk ka lënë pa përmendur edhe njohjet e premtuara nga qeveria, pas Mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilat nuk ndodhën.

Ditën e zgjedhjeve në Rahovec, Pacolli e ka quajtur të tmerrshme. Ai ka kujtuar veturat e zeza, që kanë krijuar trysni tek qytetari. Ai nuk ka përdorur fjalën manipulim, duke thënë se nuk ka fakte, por ka thënë se në disa fshatra, mundësia e manipulimeve është më e madhe.

Për koalicionin “Koalicioni për fitore”, Pacolli ka theksuar se me bashkëngjitjen e tyre, Aleanca Kosova e Re është kompletuar, duke e vlerësuar listën e këtij koalicioni si listën më dinjitoze. Të rëndësishme për përbërjen e këtij koalicioni Pacolli e ka vlerësuar se asnjë nga kandidatët nuk janë të paragjykuar ose të hetuar. Për kriteret, nëse ka pasur të tilla për koalicione parazgjedhore, Pacolli tha se nuk është marrë për bazë profilizimi i tyre si të djathta ose të majta, pasi në Kosovë nuk ka parti të profilizuara.

Ndërsa i pyetur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, dhe mundësinë e krijimit të qeverisë bashkë me PDK-në, Pacolli tha se asnjë parti nuk përjashtohet nga mundësia e bashkëpunimit. Lideri i AKR-së tha se është i  gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë, nëse gjenden njerëz dinjitozë, që janë të gatshëm të implementojnë programin e AKR-së. “Për asnjë parti nuk kemi vija të kuqe”, tha Pacolli.

Për dëshirën e shprehur tashmë kohë nga Pacolli, për t’u bërë president i Kosovës, ai ka thënë se do të bëhej president nëse brenda 3 muajve nga ardhja në qeverisje do të ndryshonte kushtetuta, që zgjedh presidentin nga votat e drejtpërdrejtë e qytetarit.

Trendin e largimit të deputetëve nga partitë me të cilat janë futur në parlament, Pacolli ka thënë se pret që ky trend të vazhdojë edhe më tutje. Pacolli, i bindur se ky trend do të vazhdojë, ka thënë se kjo mbetet në përgjegjësinë e tyre morale.

Aleanca Kosova e Re, sipas Pacollit, është partia e tretë në vend me votat e qytetarëve dhe jo me shitblerje deputetësh, duke kujtuar se kishte edhe oferta të tilla.

Në fund të emisionit, biznesmeni tha se shumë shpejt do të publikojë edhe librin e tij autobiografik, të cilin ka filluar së shkruari nga viti 1997.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close