Publikuar me datën: Fri, Jul 2nd, 2010

Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 2 korrik – Nga Mitrovica sapo arriti lajmi se mjeku Mensur Gjekoviq vdiq nga pasojat e plagëve të marra në shpërthimin e sotshëm, që ndodhi gjatë protestave serbe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Njoftimet nga ky qytet bëjnë të ditur edhe për së paku 10 persona të tjerë të plagosur, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në mes të rreth njëmijë protestuesve serbë, njofton korrespondenti i Koha.net nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit janë: Zoran Rakiq, Verica Rakiq, Bogdan Vuçiniq, Gradimir Iliq, Vesna Kuc, Vesna Paviqeviq, Lubinko Gjorgjeviuq, Aleksander Dorgjeviq, Ljubinko Vuçiniq dhe Verica Jovanoviq.                                               

Çdo gjë ka filluar pas alarmit me sirena, një thirrje tashmë e vendosur ndër serbë të pjesës veriore për të protestuar pasivisht. Serbët kishin filluar një protestë sot pas orës nëntë, kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Por, derisa po zhvillohej protesta, në mes të pjesëmarrësve, rreth një mijë sish, ndodhi një shpërthim, nga i cili pësuan katër persona, njëri nga të cilët e ka jetën në rrezik. Bëhej fjalë për mjekun pediatër Mensur Gjekoviq, për shpëtimin e të cilit bënë përpjekje mjekët e Spitalit në pjesën veriore të qytetit.
Supozohet se shpërthimi ka ndodhur në ndonjë pusetë, prandaj  ka pasur më pak viktima. Mirëpo, zyrtarisht ende nuk ka informacione të konfirmuara.
Vendi ku ndodhi shpërthimi është afër Shkollës së Mesme Teknike.
Ndërkohë për këto zhvillime ka njoftuar edhe agjencia serbe e lajmeve, B92., e cila po ashtu raporton për protestën dhe shpërthimin e ndodhur. Agjencia thotë se serbët po protestonin kundër qëllimeve të autoriteteve kosovare për të hapur në Lagjen e Boshnjakëve zyrën për dhënien e dokumenteve civile.
Lagjja e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Raportohet se aktualisht situata është qetësuar.
Ndërkohë nga Mitrovica njoftohet  se Spitali në pjesën veriore të qytetit ka kërkuar gjak për nevoja urgjente.
Ende nuk dihen autorët e këtij akti.
Zyra po ruhet nga EULEX-i.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close