Publikuar me datën: Mon, Jun 27th, 2011

Në Kosovë së shpejti pritet të themelohet Instituti Shqiptaro Gjerman

Në Kosovë së shpejti pritet të themelohet Instituti Shqiptaro Gjerman

Aspektet shkencore urë lidhëse në mes dy vendeve

Gjermani,

Ideja për themeliminë e këti instituti Shqiptaro-Gjermanë që selinë pritet ta ketë në Prizren, është dhënë nga nënkryetari i Shoqatës “Trojet e Arbërit” Mr. Nue Oroshi  gjatë organizimit të një manifestimi të madhë të organizuar në Kiel të Gjermanisë në Qershorin e vititë 2008 me moton “Faleminderit Gjermani për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”.

Thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes të institucioneve të Gjermanisë dhe Kosovës, gjatë këtyre viteve të fundit ka filluar të shtohet. Format e bashëpunimit të ndërsjellë përcaktohen varësisht nga kërkesat e paraqitura dhe që i kontribuojnë interesit të të dy vendeve. Ditë më parë, nënkryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit” mr.Nue Oroshi u prit në Bundestagun Gjerman nga deputeti Sebastian  Blumenthal që njëherit është edhe kryetar i Komisionit për përkrahjen e mediave të reja, dhe dr.Heinz Wirth i cili është përgjegjës për Kultur dhe Media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për bashkëpunim në këto dy aspekte për Evropë, SHBA, Kanadë etj.Gjatë këti takimi temë kryesore e diskutimeve ishte projekti që Shoqata “Trojet e Arbrit” kohë më parë i kishte dërguarë në Minsitrinë e Punëve të jashtme të Gjermanisë për themelimin e Institutit Shqiptaro-Gjerman për studimin dhe thellimin e mardhënjëve në aspektin historik, politik dhe ekonomik.Pasiqë ky projektë ishte studiuar detalisht për format e mundshme të bashkëpunimit, nga zyrtarët gjerman është thënë  se  ky projektë duhet të  rishikohet edhe njëherë dhe i plotsuarë të dorzohet në Minstrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë si dhe në Europa Union Dega në Gjermani, ku do të shqyrtohen hapat e mëtutjeshme për themelimin e këtij Instituti Kosovë – Gjermani.

Tri fusha të studimeve shkencore

Mr. Nue Oroshi pas mbajtjës së këtij takimi na informoi se kanë harmonizuar qëndrimet që ky institut ti ketë tri fusha studimi që konsiderohen tash më përparësi duke ditur se e ardhmja e Kosovës dhe integrimi ne Bashkimin Evropian kërkon specifika që trajtojnë një të kaluar por edhe një të ardhme më shumë interes për të dy vendet. Fusha e parë është studimi i vazhdueshëm i “Mardhënëve në aspektin historik”, “Thellimi i mardhënjëve politike, dhe “Thellimi i mardhenjeve ekonomike”. Për këto tema  është biseduar më 27 korrik 2010 më Ministrin e Kulturës dhe Arsimit Dr Ekkehard Klug dhe sekretarin e tij Thomas Engel. Për këto tema në takim është premtuar se do të shqyrtohen edhe në nivele të tjera të bundestagut gjerman. Mr Nue Oroshi thotë se Minsitri i Arsimit na ka informuarse më shkrim ka informuar dhe sygjeruar sekretarën e Ministrisë së  Punëve të jashtme Kornelia Pieper ku pas një kohe vendosem kontakte vendo në Ministrinë e Punëve të jashtme. Bashkëpunimi është thelluar fal falë angazhimit të deputetitë të Bundestagut Gjerman Sebastian Blumenthal,dhe Kryetarit të Europa Union për Schlesvig Holshtajn dhe Jen Ruge.

Interesim për studimin e marrëdhënieve Kosove Gjermani

Ideja për themelimin e këti instituti Shqiptaro-Gjerman është dhënë nga nënkryetari i Shoqatës “Trojet e Arbërit” Mr. Nue Oroshi  gjatë organizimit të një manifestimi në Kiel të Gjermanisë në qershorin e vitit 2008 me moton “Faleminderit Gjermani për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”. Kjo ide fillimisht është derguar të  z Jens Ruge Kryetar i Eurpoa Union për Shlesvig Holshtajn, më pas u organizue takimi i parë  në zyrat e këtij Unioni në Metenhof të Kielit ku morën pjesë Jens Ruge Kryetarë i Europa Union për Schlesvig Holshtajn, Carsten Masau udheheqës i Zyrës, Wilfried Saust kryetar i AKA  ne Kiel, dhe Nue Oroshi nënkryetarë i Shoqatës “Trojet e Arbrit”. Pasë shumë takimeve dhe bisedave është hetuar se kërkesa e kësaj shoqate shqipatre ishte shumë e ndërlidhur më studimin e marëdhënieve Kosovë Gjermani, prandaj, bisedat dhe konsultimet nuk u ndërprenë. Mr. Nue Oroshi  në këtë konteks falenderon Z.Jens Ruge i cili ishtë iniciator dhe ka merita për fillimin e realizimit të këtij projketi shkencor, sepse ai mori përsipër që ta bëji një takim me Ministrin e Kulturës dhe Arsimitë në Schlesvig Holshtajn  dr.Ekkehard Klug dhe e realizoj. Në atë takim  është përgatitur në pika të shkurtëra një paraprojekt për ta paraqitur, tek Ministri i Kulturës dhe Arsimit për themelimin e këti Instituti.

Zgjerimi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera

Nue Oroshi ishte i kënaqur më rrjedhen e bisedimeve. Ai ka marrë premtime se në të ardhmen me themelimin e institurtit do të ketë edhe mundësi për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit. Informimi do të jetë parësor sepse opinioni ka mundësi të informohet për të gjitha rrjedhat që ndodhin në studimin e fushave të ndryshme.Gjithashtu u bë e ditur se selia e këtij instituti do të jetë në Prizren ku konsiderohet se është mundësia më e mirë e veprimirt.

Në takimin e fundit temë kryesore e diskutimeve ishte projekti që Shoqata “Trojet e Arbrit” kohë më parë i kishte dërguarë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për themeliminë e Institutit Shqiptaro-Gjerman, megjithatë, gjatë këtyre diskutimeve u rrahën edhe tema të ndryshme rrethë aktualitetiteve politikë në Kosovë ku nënkryetrai Mr Nue Oroshi i ka informua bashkbiseduesit e Bundestagut Gjerman edhe për rrjedhatë e reja politike në Kosovë me theks të posaqëm pas konstituimit të institucioneve të të reja Qeveriseseë së Kosovës. Të dy bashkbiseduesit premtuanë se janë të gatshëm që në forma të ndryshme ti thellojnë marëdhënjët e bashkëpunimit në mes të Gjermanisë dhe Kosovës dhe konsideruan se të gjitha nismat e këtilla pa janë të mirseardhura e sidomos këto në aspek tin shkencorë dhe atë politik.

Demush ZEFI

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close