Publikuar me datën: Thu, Mar 24th, 2011

Nderhyrja e Aleances Veri-atlantike ne Kosove ka qene nje nder sukseset te medha jo vetem ne historine e Kosoves por edhe NATO-s

Nga Lek Mrijaj

Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, 12 vjet me pare, nga populli Shqiptar  vleresohen si ngjarje historike, qe i parapriu clirimit dhe pavaresimit te Kosoves, si shtet tashme i njohur nderkombetarisht. Fillimi i bombardimeve te NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, 12 vjet me pare, ishte ngjarje e madhe historike. Nderkohe qe edhe pas 12 vjetesh te ketyre bombardimeve, serbet e Kosoves vazhdojne ta quajne ate gabim te Aleances Veri-atlantike. Sidoqofte, per popullin Shqipatr te  kosoves , data 24 mars e vitit 1999 shenon nje fillim te ri te historise se Kosoves, qe i hapi rrugen clirimit dhe pavaresimit te saj.

 

Pervjetori i 12  jubilar i sulmeve ajrore te NATO-s kunder forcave pushtuese te Milloshevicit, te cilat po i vazhdonin krimet e tmerrshme kunder civileve shqiptare anekend Kosoves. “24 marsi i vitit 1999 qe sinjal i fuqishem i botes liridashese, se sundimit te eger shteteror serb ne Kosove duhej t’i vinte fundi me gjuhen e forces ushtarake, pasi qe Beogradi zyrtar nuk kuptonte asnje lloj marreveshjeje politike. Sulmet 78-diteshe te Aleances Veri-atlantike mbi caqet e ushtrise, te policise dhe te paramilitareve serbe, e shpetuan popullin e Kosoves nga shfarosja e paramenduar, skenari i se ciles ishte hartuar me ftohtesi ne qarqet me te larta shteterore e akademike serbe”. “Si te tilla, ato paraqesin nje akt te pakrahasueshem te humanizmit, sepse u nisen nga ideja sublime e mbrojtjes se jetes se njerezve, te cileve nga casti ne cast dhe ne menyre masive u kanosej vdekja”.

 

Intervenimi ushtarak i NATO-s me 24 mars 1999, shenoi nje ngjarje te madhe historike per Kosoven dhe boten demokratike. “Populli i Kosoves do t’u jete pergjithmone mirenjohes vendeve perendimore, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimit Evropian dhe shteteve te tjera anetare te NATO-s, si dhe miqve kudo qe jane, per perkrahjen e luftes se drejte per liri dhe pavaresi”. Historia e Kosoves pas 24 marsit te vitit 1999 e kendej, eshte histori e suksesit dhe partneritetit me boten demokratike. “Kjo eshte nje dite e ktheses se madhe per te ardhmen e vendit tone, e parandalimit te depertimit te njerezve, por edhe fillimit te fitores se lirise; e thellimit te partneritetit mes Kosoves dhe Perendimit. Dhe, vete realiteti i Kosoves se pavarur sot, i jep te drejte atij vendimi nderkombetar per te filluar bombardimet kunder prezences serbe ne Kosove”.

Edhe vendosmeria ne lufte solli deri te clirimi i Kosoves me ndihmen e NATO-s. , Kosova si shtet duhet te jete kontribuuese dhe partnere e NATO-s ne ceshtjet e sigurise. “Me 24 mars 1999, me sulmet e NATO-s, UCK-ja dhe forca e Kosoves ne pergjithesi konfirmoi se vendosmeria ne lufte do ta sjelle epilogun tashme te garantuar edhe me perkrahjen e NATO-s. Po ashtu shprehim gatishmerine tone qe ne te ardhmen Kosova te jape me shume kontribut per sigurine e vet dhe mendoj se ne duhet te kalojme ne kontribuues te sigurise”.

Nderhyrja e Aleances Veri-atlantike ne Kosove ka qene nje nder sukseset me te medha jo vetem ne historine e Kosoves, por edhe te vete NATO-s. “Aleanca Veri-atlantike e NATO-s, e krijuar para 62 vjetesh, pati rastin qe ne Kosove te kryeje pjesen me vitale te misionit te saj, qe i pershkruhet ne karten themeluese. Ne njefare menyre dha provimin me te rende dhe me te suksesshem ne historine e ekzistimit te saj”, tha Gashi.

 

Fushata ajrore e NATO-s pasoi nje proces te gjate politik e negociator nderkombetar, qe kulmoi me mosarritjen e marreveshjes ne Rambuje, ndersa ne Kosove po zhvillohej nje rezistence politike e ushtarake e shqiptareve ndaj forcave te Milloshevicit. Mbi 12 mije te vrare, 2 mije te zhdukur te luftes dhe mbi 800 mije persona te debuar nga Kosova, ishte bilanci ne njerez i konfliktit ne Kosove. Megjithate, ishin bombardimet 78-diteshe te NATO-s qe e detyruan Milloshevicin qe te dorezohet dhe ne qershorin e vitit 1999 ta pranoje Marreveshjen e Kumanoves. Me 10 qershor, Keshilli i Sigurimit miratoi Rezoluten 1244, me te cilen vendosi administraten e perkohshme te OKB-se ne Kosove dhe fuqizoi pranine ushtarake te KFOR-it. Qe atehere, Kosova, ne partneritet me bashkesine nderkombetare, ndertoi institucionet e saj, te cilat me 17 shkurt te vitit 2008 shpallen pavaresine e Kosoves, qe besohet se nderlidhet shume me fushaten ajrore te NATO-s, e cila i mundesoi Kosoves qe te clirohet dhe sot te jete e pavarur.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close