Publikuar me datën: Wed, Nov 16th, 2011

Menaxhimi i integruar i kufijve – gradualisht

Prishtinë, 16 nëntor – Evropianët presin që Borislav Stefanoviqi dhe Edita Tahiri të merren vesh që menaxhimi i integruar i kufijve në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet gradualisht. Një diplomat evropian ka shpjeguar për gazetën në kushte anonimiteti se lehtësuesi i bisedimeve Robert Cooper dhe udhëheqësit e dy ekipeve të bisedimeve do të mundohen që të gjejnë fillimisht pjesët e marrëveshjeve për menaxhim të integruar, ku të dy palët mund ta gjejnë më lehtë kompromisin.

“Nuk është marrëveshje që mund të zbatohet nga dita e parë, pjesë të saj do të zbatohen gradualisht”, ka thënë diplomati evropian.

Zbatimi në praktikë i një marrëveshjeje për menaxhim të integruar të kufijve është i vështirë për shkak se Serbia nuk heq dorë nga mosnjohja pavarësisë, e Kosova kërkon që marrëveshja të jetë ndërshtetërore.

Sipas të njëjtave burime, takimi i radhës mes palëve do të shërbejë për sqarimin e rrethanave në të cilat do të mund të shtyhet përpara marrëveshja, për të cilën edhe Prishtina e edhe Beogradi kanë shprehur gatishmëri të lartë.

Tahiri dhe Stefanoviqi duhet që të paktën së shpejti të pajtohen për krijimin e një grupi punues për këtë marrëveshje. Grupi punues do të ketë përbërje të njëjtë me të gjitha grupet që janë krijuar për konkluzionet e mëhershme të arritura në dialogun teknik.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close