Publikuar me datën: Fri, Jan 14th, 2011

Marty shërbehet me “të dhëna” serbe

Beograd, 14 janar – Komisioni për personat e zhdukur dhe Qeveria e Serbisë janë të gatshëm që pa kurrfarë kushtëzimesh të fillojnë bisedimet me Prishtinën, ka deklaruar kryetari i këtij komisioni Veljko Odalloviq në konferencë me gazetarë të premten.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për të zhdukurit, janë zgjidhur rreth 1 500 raste në Kosovë, dhe se në këtë moment janë edhe rreth 1 800 raste të hapura, prej të cilave në 526 bëhet fjalë për kërkesë të Serbisë, kurse të tjerat raste janë kërkesa të Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjen se mos vallë në mesin e personave të zhdukur mund të ketë edhe të tillë që janë viktima të trafikimit të organeve, Odalloviqi ka thënë se numri më i madh i serbëve është zhdukur pas arritjes së misionit ndërkombëtar, dhe se kjo periudhë në masë të madhe përputhet me atë që ka folur Carla del Ponte në librin e saj.
Ai ka saktësuar se mbi 400 persona janë zhdukur pas 10 qershorit të vitit 1999, dhe ka shtuar se “llogoret për stërvitjen e terroristëve kanë qenë në afërsi të vendeve për të cilat flitet tashti”.
Në Batajnicë, Petrovo selo dhe Peruçac janë nxjerrë trupat e 836 shqiptarëve të Kosovës dhe deri tash janë identifikuar 764, ka saktësuar ai, duke shtuar se të gjith mbetjet mortore i janë dorëzuar UNMIK-ut.
“Raportin komplet për të zhdukurit dhe analizat e mundshme të zhdukjeve, si dhe emrat e njerëzve që janë të lidhur direkt me ato krime ia kam dorëzuar raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Martyt”, ka thënë në fund Odalloviqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close