Publikuar me datën: Thu, Dec 23rd, 2010

Marty rikujton imunitetin, paditë janë asgjë

Beograd, 23 dhjetor 2010 – Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të prodhojë asgjë. “Thaçi e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Marty në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje novosti”.
“Është lehtë të padisësh dikë, është e domosdoshme para së gjithash, që të ndërmerren të gjitha hapat, për të parë se çka do të ndodhë”, ka thënë raportuesi i Këshillit i të Evropës, i cili javën e kaluar publikoi një raport në të cilin akuzoi kryeministrin Thaçi se është “bos i mafias” dhe se ka qenë i përfshirë në një “rrjet të trafkimit të organeve njerëzore”. Ai ka thënë se këtë çështje duhet ta ndjekin organet përgjegjëse në Kosovë, Serbi si dhe ato ndërkombëtare. “Drejtësia në Kosovë, instancat ndërkombëtare të drejtësisë, por edhe drejtësia serbe është kompetente”, ka thënë Marty, meqë, sipas tij, ka pasur edhe viktima serbe. “Problemi është se dëshmitarët nuk janë të mbrojtur, për të cilën gjë, fatkeqësisht tashmë jemi vërtetuar. Ka pasur dëshmitarë që janë vrarë”, ka thënë Dick Marty. Kosova dhe Shqipëria, e cila po ashtu është apostrofuar në raport, kanë kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, që të fillojë hetimet në të dy vendet, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë pretendimet se në territoret e tyre është zhvilluar tregti me organe njerëzore. Ndërsa, kryemisnitri Hashim Thaçi ka thënë se do ta padisë Martyn për shpifje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close