Publikuar me datën: Sat, Jan 14th, 2012

“Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë” kundër “Vetëvendosjes“

Prishtinë, 14 janar – Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në orën 13  nga subjekti politik “Vetëvendosje”,  Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për çka ka hartuar edhe urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë”.

Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është siguria e përgjithshme, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërisë së ligjit, pastaj shtimi i masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdar për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj, kurse në fund edhe fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare, etj.

“PK-ja, si institucion i zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe të mallrave përmes  vendkalimit kufitar Merdar dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për medie të Policisë së Kosovës.

Ajo bën me dije se nuk do të lejohet asnjë bllokim i rrugëve si dhe asnjë qasje e protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimi i tyre sipas tendencës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e “Vetëvendosjes”.

Komunikata më tutje saktëson se ajo, po qe nevoja, do t’i ndalojë të gjithë ata qytetarë që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje dhe që me veprimet e tyre ta cenojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin rendin e qetësinë publike.

Në fund PK-ja apelon tek të gjithë qytetarët që t’iu shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close