Publikuar me datën: Thu, Apr 7th, 2011

Kush është Atifete Jahjaga?

Prishtinë, 7 prill – Ajo që mori mbështetjen për presidente të Kosovës nga tri partitë politike PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditësh bisedime për dalje nga kriza politike, dikur ka shërbyer si police e Kosovës, duke u avancuar deri në gradat më të larta të gjeneral-koloneles.
Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë.

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Mançesterit në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar në të gjitha çështjet e policisë dhe në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia.

Ajo, sipas kosovaonline, është konsideruar si një ndër pjesëtarët më profesional të Policisë së Kosovës dhe një prej të paktëve që ka kryer trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Gjermani dhe Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si kadete e dalluar, kjo e fundit e përzgjodhi Atifeten për takim me presidentin e atëhershëm amerikan, George W. Bush, me rastin e një vizite që i bëri Akademisë.

Aktualisht, Jahjaga është zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë pas shkarkimit të Behar Selimit deri në zgjedhjen e Reshat Maliqit në krye të Policisë, ajo ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Atifetja është e martuar me Astrit Kuçin dhe nuk ka fëmijë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close