Publikuar me datën: Sat, Nov 27th, 2010

Kundër Pakos Ahtisaari, kundër CEFTA-s dhe për korrigjim të Kushtetutës

Viti, 27 nëntor – Përfaqësues të nivelit qendror dhe atij lokal të Lëvizjes Vetëvendosje, në një bashkëbisedim me banorët e fshatit Sllatinë e Epërme në komunën e Vitisë, kanë shpalosur platformën e tyre politike dhe kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ndalimin e proceseve të dëmshme për Kosovën. Xhelal Sfeqla ka thënë se Vetëvendosje angazhohet për anulimin dhe ndryshimin e dy dokumenteve të dëmshme për qytetarët e Kosovës, Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës. “Angazhohemi që Pakoja e Ahtisaarit të anulohet, kurse Kushtetuta e Kosovës të ndryshohet, pasi duam një shtet normal”, ka thënë Sfeqla. Ai ka vlerësuar se në bazë të këtyre dokumenteve Kosova
nuk është shtet normal, pasi  nuk ka sovranitet. Ai ka shpalosur edhe angazhimet e Vetëvendosjes për mbrojtjen e prodhimeve vendore, ku ka shprehur qëndrimin ndaj marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA, “e cila nuk po respektohet në mënyrë të barabartë nga të gjitha shtetet nënshkruese dhe për këtë arsye kjo marrëveshje duhet të bie poshtë”. “Serbia me prodhimet e veta mbulon mbi 70 për qind të tregut të Kosovës, kurse Kosova as si transit nuk mund t’i kalojë prodhimet e veta nëpër territorin e Serbisë. Ndërsa Bosnja nuk lejon shitjen e prodhimeve të Kosovës në tregun e saj, kurse Maqedonia me lloj lloj taksash pengon depërtimin e këtyre prodhimeve. Prandaj nëse Vetëvendosje vjen në pushtet, CEFTA bie poshtë dhe Kosova do të nënshkruajë marrëveshje tjera, ku sheh interesin e saj”, ka thënë Sfeqla.
Kurse Faton Topalli, kandidat për deputet i kësaj lëvizje, ka thënë se programi i Vetëvendosjes është program evropian dhe amerikan, pasi parimi i vetëvendosjes është në programin e çdo shteti evropian dhe atij amerikan. “Vetëvendosje do të jetë zëri i qytetarëve në çdo institucion, pasi ajo do të jetë gjithnjë me qytetarin”, ka thënë Topalli. “Vetëvendosje” në Sllatinë ka formuar pikën e nëntë me radhë  në terren, ku ka zgjedhur këshillin prej 11 anëtarëve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close