Publikuar me datën: Fri, Oct 28th, 2011

Kuçi: Nuk e lusim Beogradin

Kosova ka vullnet, por nuk i bën lutje Serbisë për të vazhduar dialogun, deklaroi të premten zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Kuçi tha se Prishtina zyrtare ka hyrë në këtë dialog duke respektuar kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk është ajo palë që i bën lutje Serbisë që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve.

Këto komente, Kuçi i bëri pas paralajmërimeve për thirrjen e takimit të radhës diku nga mesi i nëntorit. Pala kosovare ka shprehur gatishmëri të jetë e pranishme, përderisa Beogradi nuk ka një pozicion të qartë.

“Kemi vullnet për dialog me Serbinë, por nuk jemi ata që u themi ju lutem a po vini sot, a po vini nesër. Ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë. Çështja e dytë, ne kemi bërë dialog me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve, dhe ata janë garantues të çdo marrëveshjeje eventuale të arritur dhe mbi bazën e saj ne do të kërkojmë nga ta një lloj përgjegjësie për implementim. Dhe, e treta është që Kosova i ka pranuar ato marrëveshje dhe ka filluar zbatimin e plotë”, tha Kuçi.

Në anën tjetër, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë, se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të ndodhë vetëm atëherë kur të dyja palët dakordohen.

Stefanoviq theksoi se dialogu përfshin të gjitha çështjet dhe se ai nuk përkufizohet vetëm si teknik, siç cilësohet nga pala kosovare. ”Për ne, një kategorizim i tillë është artificial që përdoret për nevoja të brendshme të politikës në Prishtinë”, tha Stefanoviq për REL

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close