Publikuar me datën: Sun, Aug 28th, 2011

Kuçi: Futja e veriut në dialog nuk do të ndodhë

Prishtinë, 28 gusht – Republika e Kosovës, përkundër presionit të shtuar ndërkombëtar, nuk do të pranojë të nënshkruajë kurrfarë marrëveshjeje me Serbinë për vulat doganore, nëse do të kërkohet ndryshimi i tyre. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë për “Zërin”, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ai thotë se nga raundi i radhës i bisedimeve pritet njohja reciproke e vulave doganore. “Njohja e vulave tona në Republikën e Serbisë dhe njohja e vulave të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është që vulat që janë sot, ashtu do të prezantohen dhe ndryshim qëndrimi nuk do të ketë”, ka thënë Kuçi.

I dyti i ekzekutivit është shprehur i bindur se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me strukturat paralele në veri të vendit. Ndonëse paralajmëron strukturat paralele dhe kriminale në veri, Kuçi megjithatë thotë se nuk do të ketë aksione “furtunë” në atë pjesë të vendit.

“Nuk do të ketë aksione që do t’i frikësojnë qytetarët tanë serbë atje”, është shprehur ai.

Përkundër presionit të Serbisë, që çështja e serbëve të veriut të futet në agjendën e bisedimeve, zëvendëskryeministri shprehet i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ai, madje thotë se askush deri më tani nuk ka kërkuar futjen e veriut në dialog.  Duke komentuar mundësinë e dhënies së një statusi special për serbët e veriut, Kuçi ka thënë se askush deri më tani nuk e ka diskutuar një ide të tillë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close