Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Kosova përballet me Serbinë për pronësinë mbi Transmisionin

Prishtinë, 31 janar – Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë, vazhdon të zvarritë marrjen e vendimit për zgjidhjen e kontestit në mes të Kosovës dhe Serbisë për linjat e Transmisionit, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Mosmarrja e një vendimi, Kosovës po i kushton me humbje prej rreth 15 milionë eurosh në vit, pasi Serbia që nga viti 2006 prezantohet si pronare e aseteve transmetuese të Kosovës.
Kosova ka zgjedhur rrugën ligjore që parashihet më Traktat të energjisë, pasi siguria e sistemi energjetik është një nga kërkesat kryesore që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Por, Sekretariati, vetëm më 17 shtator të vitit 2010, ka hapur procedurën e kontestit me Serbinë për shkelje të dispozitave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për EJL, anëtare e së cilës është edhe Kosova. Pas hapjes së rastit, Sekretariati e ka pranuar një përgjigje nga Beogradi zyrtar, në fund të muajit nëntor, lidhur me kontestin rreth shkeljes së dispozitave të Traktatit.
Këshilltari ligjor në Sekretariat, Dirk Buschle, ka thënë se pas pranimit të përgjigjes nga Serbia, Sekretariati ende nuk ka vendosur për hapat që do të ndërmerren.
“Sekretariati do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm me kohë dhe posa të vendoset do të ketë një informim publik”, ka thënë ai duke shtuar se nuk dihet nëse do të duhet të ndryshohen konstatimet pas përgjigjes së Serbisë. “Nëse, dhe deri në çfarë mase gjetjet do të duhet të ndryshohet pas përgjigjes nga Republika e Serbisë, dhe cilat do të duhej të jenë hapat e ardhshëm do të vendoset në qarqet e brendshme në një kohë të caktuar”, ka thënë Buschle për “Kohën Ditore”.
Konstatimi preliminar i Sekretariatit është që Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) ka shkelur Traktatin e Energjisë, pasi ka dështuar të përmbushë obligimet që dalin nga ky Traktat.
Duke shpjeguar procedurat që ndiqen për rastin, këshilltari ligjor i SKE-së ka thënë se Sekretariati nuk mund të marrë vendimet, por vetëm t’ia rekomandojë rastin Këshillit të Ministrave për vendim pas kompletimit të procedurës fillestare. Paraqitja e rastit në Këshillin e Ministrave për vendimin, sipas tij, është vetëm hapi i fundit në një procedurë e cila formalisht është iniciuar nga ‘Letra e hapjes”.
Kosova përfaqësohet nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave në Këshillin Ministror të nënshkruesve të Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore.
Buschle ka thënë se një nga hapat që do të mund të ndërmerret nga Sekretariati është dërgimi i “përgjigjes së arsyeshme” në Këshillin e Ministrave. Në nenin 13, të ‘Rregullores së punës për zgjidhjen e kontesteve’ të SKE-së përshkruhen rastet kur mund të dërgohet një “opinion i arsyeshëm”. Në këtë nen thuhet se ‘opinioni i arsyeshëm’ duhet të përmbajë një deklarate të kuptueshme dhe të detajuar.
“Opinioni i arsyeshëm duhet t’i bëjë thirrje palës në fjalë të respektojë ligjin e Komunitetit të Energjisë brenda një afati të caktuar kohor, zakonisht kjo periudhë është dymujore”, thuhet në paragrafin e dytë të nenit 13.
Zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami-Rama, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë lajm lidhur me rastin e shkeljes së Traktatit nga ana e Serbisë. Ajo ka thënë se për disa vite rresht, Transmisioni serb i ka shkaktuar miliona humbje transmisionit të Kosovës dhe në përgjithësi Kosovës. Bajrami-Shala ka thënë se Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) pa ndonjë bazë ligjore prezantohet si pronare e aseteve transmetuese të Kosovës, dhe në këtë mënyrë përfiton nga transiti i energjisë elektrike nëpër Kosovë, si dhe nga shitja e së drejtës së shfrytëzimit të linjave interkonektive.
“EMS-ja ndan kapacitetet edhe për linjat tona të interkoneksionit me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë tregtarëve të energjisë elektrike pa autorizim nga KOSTT-i. Serbia me sjelljet e saj jo të drejta po i shkakton dëme të mëdha Kosovës, duke shkelur dispozitat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore”, ka thënë ajo.
Kosova humb afërsisht 15 milionë euro në vit për shkak të ndikimeve të EMS-së.
“Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) përfiton rreth 2 milionë euro në vit në emër të KOSTT-it, kurse nga alokimi i kapaciteteve interkonektive të Kosovës përfiton rreth 3 milionë euro në vit. Gjithashtu, ky operator shkakton edhe dëme indirekte në rritjen e çmimit të importit të energjisë, të cilat në fund barten nga konsumatorët e Kosovës e që sipas vlerësimeve arrijnë vlerën rreth 10 milionë euro”, ka pohuar zëdhënësja e KOSTT-it.
KOSTT-i ka zgjedhur këtë rrugë për sensibilizimin dhe trajtimin e çështjes, pasi sipas Bajrami-Shalës, çdo veprim tjetër do të rrezikonte sigurinë dhe stabilitetin e sistemit rajonal, duke marrë parasysh se Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës është nyjë e rëndësishme e Sistemit Elektroenergjetik të Evropës Juglindore. “Derisa siguria dhe stabiliteti i Sistemit është një nga kërkesat kryesore që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për EJL (anëtare e së cilës është edhe Kosova) si dhe nga politikat e ENTSO-E që është në nivel evropian”, ka thënë ajo.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close