Publikuar me datën: Sat, Nov 19th, 2011

Kosova me modelin francez të republikës

Prishtinë, 19 nëntor – Kosova nga viti i ardhëm do të bëhet si Franca – të paktën për nga modeli qeverisës, që është sistemi republikan parlamentaro-presidencial.

Këtë e ka thënë kryetari i Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami.

“Me këtë sistem që tani presidentin po e zgjedh qytetari dhe me kompetencat që i ka fare pa ia shtuar asnjë, mund të themi se vendi ynë po shkon më tepër nga modelet e sistemeve të republikave parlamentare-presidenciale”, ka thënë ai. “Pra modeli i qeverisjes jo i pastër, por mikst, që u ofrohet modeleve që ekzistojnë në shumë shtete ku nuk ka dominim as të parlamentarizmit e as të presidencializmit, por ka një ekuilibër të fuqisë kushtetuese”.

Kryetari i Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës ka thënë se të tillë rregullim kushtetues kanë plot shtete në botë. “Ka plot shtete kështu, vetëm një e treta e shteteve të botës janë regjime parlamentare, një e treta janë regjime presidenciale, dhe pjesa tjetër janë mikste, si Franca e plot vende të tjera, që kanë një kombinim të tillë”, është shprehur ai.

Sipas Bajramit, janë plot e më së shumti politikanë që kanë menduar se edhe sipas Kushtetutës aktuale Kosova është republikë parlamentare. “Në Kushtetutën aktuale nuk ka një definim se çfarë forme të regjimit ka në Kosovë”, ka thënë ai. “Askund në Kushtetutë nuk e gjeni se ne jemi Republikë parlamentare, ne e kemi shkruar vetë Kushtetutën dhe ajo e përcakton Kosovën si Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve ,ku të tria pushtetet: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori – janë të barabarta”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close