Publikuar me datën: Sun, May 22nd, 2011

Kosova kundër modelit të dy Gjermanive

Prishtinë, 22 maj – E përditshmja Koha Ditore, në një tekst analitik, sot shkruan se autoritetet kosovare kanë mohuar mundësinë që modeli i bashkëpunimit midis dy Gjermanive, i përmendur nga presidenti serb, të mund të aplikohet edhe në raportet Kosovë-Serbi. Ministri Enver Hoxhaj e ka quajtur model të luftës së ftohtë, që nuk mund të jetë shembull për përmirësimin e ndonjë raporti në Ballkan. E ish-ministri Skënder Hyseni ka theksuar se modeli në esencë nënkupton që një ditë Kosova dhe Serbia do të mund të bashkoheshin. Megjithëkëtë, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka treguar se, që modeli të implementohet, nuk është e thënë të ketë bekimin e të dyja palëve.
Sipas gazetës, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, në emër të treshes ndërmjetësuese (amerikanit Frank Wisner dhe rusit Alexander Bozan-Chartschonko), për  arsye se Kosova konsiderohej problem evropian, për t’i dhënë zgjidhje problemit ai kishte propozuar një zgjidhje sikur që kishte pasur shteti i tij që Lufta e Dytë Botërore e kishte lënë të ndarë – modelin e raporteve që kishin ndërtuar dy Gjermanitë para se të bashkoheshin, duke mos njohur pavarësinë e njëra-tjetrës, por duke zhvilluar marrëdhënie të rregullta ndërfqinjësore.
Një nga 14 pikat e propozuara nga treshja që konsiderohej të mos kontestoheshin nga pala kosovare dhe ajo serbe, ishte se “Serbia nuk do të kishte autoritet qeverisës mbi Kosovën”.
Megjithëkëtë, pikat e prezantuara ishin kontestuar dhe modeli i të dy Gjermanive nuk ishte pranuar nga palët.
Tash, rreth katër vjet pas dhënies së këtij propozimi, kur ka nisur një proces i ri dialogimi, Serbia ka shprehur pajtueshmërinë me modelin e Ischingerit.
Boris Tadiq, president i Serbisë, ka thënë se si një nga zgjidhjet mund të jetë ky model “që nuk ka të bëjë me angazhimin e Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës, por lë hapësirë për të adresuar shumë probleme jetësore që rëndojnë mbi dy popujt”.
Mirëpo, siç shruan Koha Ditore, Prishtina zyrtare ka refuzuar formën e bashkëpunimit Kosovë-Serbi, të propozuar nga presidenti serb.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close