Publikuar me datën: Wed, Jun 22nd, 2011

Kosova e Serbia me kompromise reciproke

Prishtinë 22 qershor – Kompromiset në marrëveshjet e paralajmëruara mes Kosovës e Serbisë do të jenë të barabarta, ka bërë të ditur një burim ndërkombëtar i gazetës i afërt me procesin e dialogut, shkruan sot gazeta “Koha Ditore”. Pakoja e marrëveshjeve për gjashtë çështje të ndryshme do të pranohet nga të dyja shtetet para pushimeve verore. Kjo pritet të ndodhë në takimin e radhës të palëve, që do të mbahet më 2 korrik, e nëse do të ketë nevojë për konsulta shtesë, atëherë do të mbahet një takim tjetër nga mesi i muajit të ardhshëm. Ndërkaq, marrëveshjet e arritura është parashikuar të publikohen nga lehtësuesi i bisedimeve Robert Cooper, brenda muajit korrik.

Udhëheqësja e ekipit kosovar të bisedimeve, Edita Tahiri, në një prononcim të shkurtër për “Kohën Ditore”, ka thënë se arritja e marrëveshjeve para pushimeve ka qenë kërkesë e Qeverisë së Kosovës.

“Ne si Qeveri e Kosovës kemi kërkuar që kjo pako e marrëveshjeve të përfundojë para pushimeve, në mënyrë që t’u jepet rast zbatimit të tyre, por edhe monitorimit nga ana e BE-së, për arsye se zbatimi i tyre është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja kosovare nuk ka folur për natyrën e marrëveshjeve që do të arrihen me Serbinë.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për “Kohën Ditore” se kompromiset do të jenë të barabarta sikur për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

“Në njërën çështje kompromisin e ka bërë Serbia, në tjetrën e ka bërë Kosova. Në katër çështje të tjera kompromisi është i ndarë. Në një aspekt të së njëjtës çështje kompromisin e ka bërë Serbia e në tjetrin e ka bërë Kosova”, i ka thënë gazetës një burim diplomatik.

Disa nga çështjet ku mendohet se Kosova ka bërë kompromis, por që ende nuk janë definuar plotësisht, sipas burimeve të gazetës, është çështja e tabelave të veturave, çështja e funksionimit të telekomit të Serbisë dhe tek dokumentet përcjellës në dogana.

Ndërkaq, në çështjen e transmisionit energjetik, në atë të lëvizjes së kosovarëve në Serbi dhe pjesërisht në dogana, mendohet se kompromisin e ka bërë Serbia.

Burimet diplomatike kanë shpjeguar se arritja e marrëveshjeve para pushimeve verore ka të bëjë edhe me krijimin e hapësirës së mjaftueshme për të verifikuar nëse ato po zbatohen apo jo.

“Në saje të zbatimit të marrëveshjeve do të shkruhet edhe versioni përfundimtar i raportit të progresit të Serbisë për Kosovën”, i ka thënë gazetës ky burim.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se nuk ka pasur përparim dhe se nuk do të përfshihet në këtë marrëveshje çështja e të pagjeturve. Sipas të njëjtave burime, zbardhja e fatit të të pagjeturve i takon më shumë vullnetit për të vepruar në terren, gjegjësisht hapjes së varrezave të dyshuara masive si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, sesa çështje e marrëveshjeve të mundshme mes palëve.

Gazeta ka raportuar më herët se nuk do të ketë dokument në të cilin do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje, pasi që Serbia refuzon të vendosë nënshkrimin në dokumentet ku figuron termi “Republika e Kosovës”, ndërkaq pala kosovare refuzon që të vërë nënshkrimin në ndonjë dokument ku do të shkruhej ndryshe.

Edhe për këtë çështje është gjetur zgjidhje “kreative” e propozuar nga lehtësuesi Cooper.

Palët nuk do të kenë as deklaratë të përbashkët. Arritja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate nga zyra e ndërmjetësuesit Robert Cooper. Pajtimi pastaj do të përshëndetet nga BE-ja dhe nga faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë. Dialogu Kosovë Serbi është duke u zhvilluar mbi rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u bën thirrje palëve që këtë dialog ta shfrytëzojnë për afrim me BE-në.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close