Publikuar me datën: Mon, Nov 21st, 2011

Kosova e Serbia flasin sot edhe për kufijtë

Prishtinë, 21 nëntor – Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të diskutojnë sot në Bruksel edhe për çështjen e kufijve. Edita Tahiri beson se zgjidhja do të gjendet te menaxhimi i integruar i kufijve. E, Borko Stefanoviq thotë se bazë e marrëveshjes duhet të jenë gjashtë pikat e Ban Ki-Moon-it.

Ndryshe prej gjashtë herëve të tjera, të hënën në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi për herë të parë do të flasin për gjetjen e një zgjidhje për kufijtë mes dy vendeve, shkruan gazeta “Express”.

Delegacioni i Kosovës, i cili vazhdimisht ka mohuar diskutimin e temave politike me Serbinë, ka njoftuar se me palën serbe do të diskutojë edhe për menaxhimin e integruar të kufijve. Derisa delegacioni serb ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bisedojë për “pikat administrative”, por se çdo zgjidhje duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën serbe, Rezolutën 1244 si dhe gjashtë pikat e Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon.

Kabineti i Edita Tahirit ka njoftuar të dielën së se ekipi i Kosovës është nisur drejt Brukselit, në përbërje prej 13 zyrtarëve të Qeverisë, për të diskutuar problemin e moszbatimit të marrëveshjeve të mëhershme nga ana e Serbisë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë dhe e bashkëpunimit rajonal.

“Pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së zëvendëskryeministres Tahiri.

Megjithëkëtë, shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq i ka dërguar porosi në adresë të Edita Tahirit se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që legjitimon shtetin e Kosovës.

“Prishtina insiston që ky të jetë kufi shtetëror, të vendosë flamurin, që të mos lejojë të lëvizin serbët që në automjetet e tyre kanë tabela të Serbisë, dhe këto për ne janë të papranueshme”, ka thënë Stefanoviq për “Blic”.

Dialogu i nisur në prill të këtij viti është ndërprerë në fund të shtatorit, për shkak të shpërthimit të dhunës në pikat kufitare në Veri të Kosovës dhe pasi pala serbe nuk arriti të imponojë temën e kufijve në dialogun teknik.

Para dhjetë ditësh, lehtësuesi i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, Robert Cooper dërgoi propozimin në Prishtinë dhe Beograd për menaxhimin e integruar të kufijve, por pa dhënë ndonjë sqarim se si do ndodh një gjë e tillë në praktikë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close