Publikuar me datën: Sun, Jan 15th, 2012

Konjufca: Qeveria shkeli popullin për Serbinë

Prishtinë, 15 janar – Të qenët nënkryetar i Kuvendit në Kosovë nuk mjafton si argument për t’i shpëtuar dhunës së policisë. Të paktën Glauk Konjufcës së lëvizjes “Vetëvendosje” ky privilegj nuk i ka hyrë në funksion të shtunën. Ai është rrahur njëjtë si secili qytetar tjetër që ka qenë pjesë e aksionit për mbylljen e kufirit me Serbinë, konform  mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë, të miratuar më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Konjufca, i cili ishte munduar të mos lejonte mallrat e Serbisë të hynin nga Serbia nga Dheu i Bardhë ka folur për “Kohën Ditore”, vetëm pesë minuta pasi disa policë në Stacionin e Policisë së Kosovës në Gjilan i kanë thënë: “Je i lirë”.  Ai ka thënë që 14 janari ka zbardhur shumë gjëra në Kosovë.

Konjufca THA SE “ Dita e sotme e ka vërtetuar një gjë – që Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës për t’ia shtruar rrugën Serbisë drejt Kosovës me pesëqind milionë euro mallra të saj, ka qenë në gjendje që të shkelë mbi popullin e Kosovës dhe mbi qytetarin e Kosovës. Dhe, kjo është parë shumë qartë se si mes popullit dhe Serbisë, Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur Serbinë. Ne ishim tërësisht paqësorë, ne i lejonim të qarkullonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, ne çka bllokuam ishin vetëm kamionët me mallrat serbe. Dhe duke e parë një ndërhyrje kaq brutale, mizore e të dhunshme të Qeverisë kundër qytetarëve edhe me urdhra të qarta për Policinë nga ana e Qeverisë, atëherë këtu nuk ka tjetër mesazh përveç atij se Qeveria e Kosovës ka interesa vitale, jetike e ngushtësisht të lidhura ekonomikisht me shtetin e Serbisë. Përndryshe, një mizori e tillë dhe një dhunë e tillë nuk mund të shpjegohet ndryshe ndaj qytetarëve, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe duan reciprocitet të plotë me Serbinë, përveçse me faktin që Qeveria e Kosovës ka lidhje speciale ekonomike me Serbinë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close