Publikuar me datën: Thu, Oct 20th, 2011

KFOR-i rinis heqjen e barrikadave

20:45 Cisterna të KFOR-it të mbushura me ujë, janë nisur në drejtim të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.
Rreth orës 20:00, sipas medieve serbe, dy cisterna të KFOR-it të mbushura me ujë, janë nisur nga Novo Sella në drejtim të veriut të Kosovës, raportojnë mediet serbe, duke shtuar se ato ka mundësi të vendosen pranë ndonjë barrikade.

 

18:30  KFOR-i ka rinisur heqjen e barrikadave dhe këtë po e bën aktualisht në fshatin Zupq.

18:06 KFOR-i ka njoftuar se aksioni i sotëm në territorin e Zubin Potokut ka qenë i suksesshëm me ç’rast është hequr barrikada në hyrjen e Bernjakut. “Në aksionin e sotëm janë lënduar lehtë 8 ushtarë të KFOR-it”, thuhet në një njoftim të zyrës për informacion të KFOR-it.
Ndërkohë, në këto momente raportohet se situata është e qetë, ndërkohë qytetarët serbë po vazhdojnë të qëndrojnë tek barrikadat. 

 

17:55 Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka thënë se SHBA-të mbështesin çdo aksion të KFOR-it në veri. “NATO ka mandat që në Kosovë të garantojë siguri”, ka thënë Dell. 

 

16:52 Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanqiq ka deklaruar se BE-ja mbështet aksionin e KFOR-it, në mbështetje të Eulex-it, për krijimin e lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës, ndërkohë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën.

 

15:35 Rreth 1000 serbë janë mbledhur në Graçanicë për të shprehur solidarizim me serbët e veriut, të cilët po konfrontohen me KFOR-in në përpjekej për t’i ruajtur barrikadat e tyre. Rada Trajokovic u ka bërë thirrje në veri që të luftojnë sa mundet me forcat e tyre, por mos të bënë jetët e tyre në rrezik.

 

15:10 Shefi i Qendrës shëndetësore të Zubin Potokut, Borivoje Jakshiq ka njoftuar se ky institucion ka marrë nën kujdes 22 njerëz të plagosur gjatë aksionit të KFOR-it. Sipas tij, përveç tre personave, të tjerët janë të plagosur lehtë. Plagët e marra janë nga gazi lotsjellës.

 

14: 55  Raportet e fundit nga fshati Jagnjenicë flasin për gjendje të qetë, ndërsa serbët tashme  kanë ri-ngritur barrikadën kurse aty kanë vendosur gra e fëmijë. Dhe si pasojë e kësaj raportohet se KFOR-it i është pa mundësuar që të veprojë, pasi ka konsideruar se aty gjenden edhe fëmijë që po përdorën nga serbët.

Ndërkohë në këtë fshat ka qëndruar edhe Kryetari i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq i cili u ka bërë thirrje barrikaduesve që të mos largohen nga ana dhe te qëndrojnë nëse është nevoja me javë të tëra. Ende nuk dihet se cili do të jetë veprimi i ardhshëm i KFOR-it në këtë rast.

 

13: 15 Njëri nga udhëheqësit e KFOR-it i ka bërë me dije Kryetari të Komunës së Zubin Potokut Slvaisha Ristiq, se ka marr urdhër nga komandanti I KFOR-it që të vazhdoi operacionin e heqjes së barrikadave.

12: 15 Raportohet se ushtarët gjermanë të KFOR-it, pas 12 orësh pritje kanë shtrirë telin me gjemba pranë barrikadës së vendosur në fshatin Jangnjenicë në Zubin Potok.

11:10 KFOR-i po u bënë thirrje serbëve të tubuar në Jagnjenicë që të largohen dhe të lirojnë rrugë, derisa nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atëherë atë duhet të largohen me forcë. Raportohet se KFOR ka përdorur sërish gazin lotsjellës.

10: 10
Zëdhënësi i KFOR_it Uve Novicki, ka deklaruar se aksioni I KFOR-it në territorin e Komunës së Zubin Potokut është kryer me sukses dhe se trupat e NATO-s sipas tij do të vazhdojnë aksionet deri në vendosjen e lëvizjes së lirë në tërë territorin e veriut.

09: 15  10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat  e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton “ARTA TV”.

08:15 Në Jarinje situata raportohet të jetë e qetë për momentin por vërehet se një numër i serbëve janë duk u mbledhur në afërsi të kësaj pike.

07:34
Barrikadën që kontrollohej nga serbët tek kufiri në Bërnjak e ka marrë EULEX-i duke i larguar serbët nga aty

 

07:01 KFOR-i ka shtuar prezencën kudo në veri duke krijuar edhe pika të reja kontrolluese, teksa vazhdon largimin e barrikadave që dërgojnë në pikën 31 në Bërnjak

06:29 Nëpërmjet një zmadhuesi të zërit KFOR-i po u bën thirrje serbëve që të shpërndahen dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre – ata po refuzojnë

06:12 KFOR-i ka arritur të heqë barrikadën në fshatin Jegenicë. Ata kanë hequr kamionët e serbëve që janë vendosur aty tash e një muaj si pengesë e rrugës për në Brnjak. Serbët rezistues po bërtasin se askush nuk mund t’i largojë nga aty.

06:00 KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës pasi që serbët po provojnë të pengojnë heqjen e barrikadave, raporton AP

05:55Ushtarët gjermanë dhe austriakë të KFOR-it kanë arritur të çmontojnë një pjesë të barrikadës së serbëve në fshatin Zhupq. Ata po rezistojnë dhe janë mbledhur tek barrikada qendrore

04:17 Presidenti serb, Boris Tadic është zgjuar herët në mëngjes sot për të kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i përmbajtje në veprimet e tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesëve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.

03:53 Forcat e KFOR-it janë afruar në 300 metra në afërsi të barrikadës në Zhupces. Serbët jan grupuar dhe mobilizua.

02: 54Në mesnatë, KFOR-i ka mësyrë me të madhe veriun. Siç ka raportuar KTV-ja dhjetëra automjete të KFOR-it të shoqëruara me eskavatorë për heqjen e barrikadave janë parë të kenë shkuar kah Vushtrria për në veri të vendit. Besohet se destinacioni i tyre ka qenë Pika 31 në Brnjak.

Ndërkohë, më vonë RTS raportoi se një konvoj me ushtarë të KFOR-it u ndal në Zhupce, një prej barrikadave më të njohura të serbëve në komunën e Zubin Potokut. Një tjetër konvoj është ndalur tek fshati Jagnjenicë, ku gjithashtu ka një barrikadë të serbëve. Barrikaduesit janë mbledhur menjëherë për të mobilizuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close