Publikuar me datën: Mon, Nov 28th, 2011

KFOR-i mori nën kontroll barrikadën në Jagnjenicë

Zubin Potok, 28 nëntor – (E plotësuar) Përmes një njoftimi për media, pak më parë KFOR-i bën të ditur se “sot në mëngjes, pak pas orës 9:00, KFOR-i me sukses e ka marrë nën kontroll
bllokadën rrugore në Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut.
Gjatë këtij aksioni trupat e KFOR-it, pasi që së pari e kanë siguruar bllokadën rrugore me trupa këmbsorike, më pas ka përdorur makineri të specializuar për t’i larguar automjetet në barrikadë.
Cisternat me ujë janë tani për tani në vendngjarje për të parandaluar demonstruesit nga reagimet e metutjeshme të dhunshme kundër trupave të KFOR-it. Ndërkohë dhe gjatë operacionit demonstruesit kanë përdorur armë të vogla zjarri dhe si pasojë janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it.
KFOR-i gjithashtu mund ta konfirmojë përdorimin e izoluar të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe piper sprejit. Kjo është bërë si përgjigje kundër reagimeve të demonstruesve.
Përfaqësusesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, i cili në fillim nuk deshi të flasë me KFOR-in.
Tani zëvendëskomandanti i Forcave rezervë përtej horizontit është duke
biseduar më përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut për të gjetur një mënyrë për
të qetësuar situatën.
Operacioni është në përputhje të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it.
Trupat e KFOR-it po vazhdojnë ta heqin barrikadën.
Përfaqësuesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, mirëpo ai nuk ka qenë i gatshëm që të flasë.
Misioni i KFOR-it është që të ofrojë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe të sigurojë liri të lëvizjes’, përfundon njoftimi.

Zubin Potok, 28 nëntor – (E plotësuar) Dy ushtarë të KFOR-it raportohet të jenë plagosur nga armë zjarri, gjatë largimit të barrikadës në Jagnjenicë, ndërmjet Mitrovicës e  Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i NATO-s, Den Harvi. Ai tha se një ushtar është i plagosur në krah, kurse tjetri në këmbë, raporton AP-ja.

Zubin Potok, 28 nëntor – (E plotësuar) Ushtarët e KFOR-it gjatë mënjanimit të barrikadës në Jagnjenicë, sot në mëngjes, përveç gazit lotsjellës, ka përdorur plumba gome dhe shok bomba, raportojnë mediat serbe nga veriu i vendit tonë, sipas të cilave disa dhjetëra qytetarë janë të lënduar, ndër ta dy rëndë. Ndërkaq zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki ka deklaruar se ushtarët kanë përdorur vetëm lotsjellës, që e kanë të lejuar.
Sipas medieve serbe gjatë aksionit të KFOR-it me plumba gome e shok bomba janë lënduar mes 30 e 50 qytetarë. Ato pohojnë se KFOR-i ka zbrazur rreth 200 patrona me lotsjellës, kurse në aksion kanë marrë pjesë rreth 150 ushtarë.
Me këtë aksion KFOR-i ka bllokuar rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.

Zubin Potok, 28 nëntor – Pak pas orës nëntë, KFOR-i sot mënjanoi një barrikadë në Jagnjenicë, në rrugën ndërmjet Mitrovicës e Zubin Potokut, njoftojnë mediat serbe. Ushtarë të KFOR-it gjerman e austriak larguan me mjete të blinduara autobusë e kamiona, me të cilët serbët kishin barrikaduar këtë aks rrugor.

Njoftohet se KFOR-i kishte provuar t’i shpërndante me gaz lotsjellës serbët e grumbulluar rreth barrikadës, theksojnë njoftimet.

Po ashtu lajmet theksojnë se gjatë aksionit të KFOR-it ishin dëgjuar arafle të shtënash nga armë automatike, por nuk raportohet se kush kishte shtënë.

KFOR-i përmes megafonit bëri të ditur se ishte shtënë në komandantin e tyre dhe se ua ka tërhequr vërejtjen të tubuarve se nëse sërish shtihet mbi ta, do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Mediat serbe njoftojnë se ndërkohë serbët kanë vendosur një barrikadë të re 500 metra më tutje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close